Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Vëllain e lojtarit të Ferizajt po e kërkojnë top klubet botërore
    Ballina-2

    Vëllain e lojtarit të Ferizajt po e kërkojnë top klubet botërore

    07/11/2022 20:26
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollisti Borel Moukoko u transferua në shtator te klubi kosovar Ferizaj.

    “Kemi kënaqësi t’ju informojmë se skuadra jonë është përforcuar me mbrojtësin e krahut të majtë, lojtarin nga Kameruni me nënshtetësi gjermane. Ai vjen në Kosovë pas disa eksperiencave në futbollin gjerman. Ne i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim Moukokos në fanellën tonë”, thuhej në njoftimin e klubit ferizajas.

    Mirëpo, po në këta dy muaj, në arenën botërore të futbollit shpërtheu vëllai i tij, Youssouffa Moukoko.

    17-vjeçari, që po shkëlqen me fanellën e Borussia Dortmundit, duke e zëvendësuar denjësisht Erling Haalandin e larguar gjatë verës, ka arritur t’i realizojë gjashtë gola e katër asistime deri tani.

    Për të po gufojnë spekulimet se mund të largohet si agjent i lirë verën e ardhshme te ndonjëri prej top klubeve botërore si Liverpooli, Arsenali, Barcelona e Manchester Unitedi.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.