Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Vëllaznimi nuk do t’i lejojë tifozët e Trepçës në “Shani Nushi”, përkundër vendimit të FBK-së
    Ballina-1

    Vëllaznimi nuk do t’i lejojë tifozët e Trepçës në “Shani Nushi”, përkundër vendimit të FBK-së

    19/10/2022 17:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Klubi i Basketbollit Vëllaznimi nuk do t’i lejojë tifozët e Trepçës në palestrën “Shani Nushi”, duke e quajtur jo-serioz dhe tendencioz vendimin e FBK-së për miratimin e kërkesës së klubit mitrovicas.

    Vëllaznimi nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se për shkaqe sigurie nuk do të lejojë praninë e tifozerisë mitrovicase në palestrën “Shani Nushi” për takimin e radhës në elitë, shkruan Demokracia.com.

    KOMUNIKATAT E PLOTË:

    KB Vëllaznimi njofton që vendimi i FBK-s për miratimin e kërkesës së Trepçës për udhëtim është tejet jo-serioz dhe skandaloz.

    Në vendimin Nr. 581 të datës 18.10.2022 thuhet që klubi jonë është kontaktuar zyrtarisht nga FBK dhe ne nuk kemi siguruar prova të mjaftueshme që nuk ka siguri për tifozët mysafir.

    Së pari, ne në asnjë moment nuk jemi kontaktuar zyrtarisht nga FBK si dhe FBK nuk e ka kërkuar mendimin tone si klub në asnjë moment.

    Së dyti, pas ndeshjes kundër KB Pejës kemi hasur në probleme të cilat kanë përfunduar me përleshje JASHTË palestres dhe këto probleme janë ende si raste të hapura në Polici.

    Duke marre parasysh që në palestren tone mbi 50% të shikueseve janë gra, vajza dhe fëmije ,KB Vëllaznimi refuzon kërksen e KB Tepçes për tifozët mysafir. Gjithmonë duke pasur në mendje sigurinë e të gjithëve.

    Klubi jone ka respekt të madh për KB Trepçe-n dhe organizimin profesional të tyre. Gjithashtu, dëshira jonë është që të aprovojm kërkesën e tyre, por mendojim që zgjidhja më e mirë është që të mos kemi tifozë mysafir.

    Kështu që me vendim të bordit ne ZYRTARISHT KEMI REFUZUAR KËRKESËN PËR TIFOZËT MYSAFIR.

    P.s. Ne si klub jemi duke përgatitur përgjigjen ndaj kërkesës së KB Trepçes dhe do e dërgojmë në FBK zyrtarisht gjatë ditës sotme.

    Me Respekt,

    Bordi i KB Vëllaznimit.

    TË LIDHURA

    Liga e Kampionëve sonte me shumë ndeshje të forta

    17/09/2025 11:49

    Reali fiton falë dy golave nga penalltia

    16/09/2025 23:06

    Edon Zhegrova debuton në spektaklin me plot 8 gola

    16/09/2025 23:03

    Arsenali nis Championsin me fitore

    16/09/2025 21:04
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.