Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Vëmendja te ‘goglat’, Kombëtarja mëson nesër kundërshtarët e Euro 2024! Çfarë duhet të dimë për biletat
    Ballina-1

    Vëmendja te ‘goglat’, Kombëtarja mëson nesër kundërshtarët e Euro 2024! Çfarë duhet të dimë për biletat

    01/12/2023 18:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gjermania do të jetë vendi mikpritës i Kampionatit Evropian të Futbollit, Euro 2024. Kjo është hera e dytë që nga viti 1988.  Kampionati fillon më 14 qershor, me ndeshjen hapëse në Mynih, dhe mbyllet më 14 korrik 2024 me finalen në Berlin.

    Cilat vende janë kualifikuar?

    Gjithsej do të marrin pjesë 24 ekpie kombëtare në Euro 2024. Përveç skuadrës së vendit mikpritës, pra, kombëtares gjermane, deri më tani janë kualifikuar: Shqipëria, Belgjika, Danimarka, Anglia, Franca, Italia, Kroacia, Holanda, Austria, Portugalia, Rumania, Skocia, Zvicra, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Republika Çeke, Turqia dhe Hungaria.

    Si përcaktohen tre të tjerët e mbetur?

    Tre vendet e mbetura të Kampionatit Evropian do të përcaktohen në fund të marsit 2024 në tre turne të ashtuquajtura “playoff”, secila me katër skuadra që u kualifikuan në Nations League.

    Këto dymbëdhjetë skuadra që do të luajnë për tre vendet e mbetura janë: Gjeorgjia, Luksemburgu, Finlanda, Bosnje-Hercegovina, Izraeli, Greqia, Ukraina, Kazakistani, Estonia, Polonia, Islanda dhe Uellsi.

    Në finalen e të parës nga tre turnetë kualifikuese, fituesi i duelit ndërmjet Uellsit dhe Finlandës do të përballet më pas me Poloninë ose Estoninë, të cilët do të garojnë në gjysmëfinalen e dytë në Rrugën A.

    Në rrugën B ndeshjet janë:

    Bosnje-Hercegovinë – Ukrainë

    Izrael – Islandë.

    Në rrugën C do të takohen:

    Gjeorgji-Luksemburg

    Greqi dhe Kazakistani.

    Çfarë do të përcaktohet me short më 2 dhjetor 2023 në Hamburg?

    Grupet e raundit paraprak do të hidhen në short më 2 dhjetor (nga ora 18:00 me orën e Berlinit, Tiranës dhe Prishtinës) në ndërtesën e Filharmonisë së Elbës në Hamburg.

    Ekipet janë ndarë në katër vazo, në varësi të performancës së tyre në grupin e tyre kualifikues. Të tre skuadrat e kualifikuara përmes play-off-it përfundojnë në vazon e fundit 4.

    Gjermania si organizatore e eventitt është kryesuese e Grupit A dhe do të jetë një nga dy ekipet e ndeshjes hapëse më 14 qershor.

    Kurse Shqipëria, e cila merr pjesë për herë të dytë në një kampionat evropian, ndodhet në vazon e dytë, së bashku me Hungarinë, Turqinë, Rumaninë, Danimarkën dhe Austrinë.

    Ekziston pra një shans teorik, që Shqipëria të hapë Europianin përballë Gjermanisë.

    TË LIDHURA

    Ronaldo dhe Al-Nassr largohen para kohe nga Austria

    30/07/2025 10:34

    Ramadani thotë se kartoni i kuq ndikoni në lojën e Dritës

    29/07/2025 22:27

    Drita ndalet në Champions, vazhdon në kualifikimet e Ligës së Evropës

    29/07/2025 22:01

    Batatina “kris” raportet me bizneset, pesë kompani që ishin sponzorizues të Llapit largohen

    29/07/2025 18:33
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.