Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Vendimi historik në Danimarkë, futbollistët e kombëtares heqin dorë nga shpërblimet për t’u barazuar me femrat
    Ballina-2

    Vendimi historik në Danimarkë, futbollistët e kombëtares heqin dorë nga shpërblimet për t’u barazuar me femrat

    18/06/2024 15:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Nga Danimarka vjen një lajm që mund të cilësohet si historik. Kombëtarja e femrave ka nënshkruar një marrëveshje të re me Federatën (DBU) që do t’i garantojë një vlerësim financiar të njëjtë me ekipin e meshkujve.

    Një objektiv i arritur edhe falë homologëve të tyre (ekipi i meshkujve), të cilët hoqën dorë nga reduktimi i mbulimit të sigurimit dhe refuzuan rritjen e shpërblimit për të rishpërndarë financat në mënyrë të barabartë për ekipin e femrave.

    Vendimi u mor unanimisht nga grupi i veteranëve të kombëtares daneze – Andreas Christensen, Christian Eriksen, Simon Kjaer, Kasper Schmeichel, Thomas Delaney dhe Pierre-Emile Hojbjerg – dhe do të ketë një ulje në masën 15%  të shpenzimeve që lidhen me kombëtaren.

    Ky kursim është sa 50% e shpenzimeve të skuadrës së femrave dhe me mbi 40% e U- 21. Një marrëveshje katërvjeçare, e cila do të hyjë në fuqi në përfundim të Kampionatit Europian që zhvillohet në Gjermani.

    Marrëveshja parashikon krijimin e një “Clubhouse”, që mund të përdoret nga të gjitha ekipet kombëtare, dhe një fondi zhvillimi që do të paguhet pjesërisht nga ekipi kombëtar përmes çdo shumë që do të mblidhet nga kualifikimi i mundshëm në Kupën e Botës së ardhshme dhe në Kampionatin Evropian.

    TË LIDHURA

    Napoli i afrohet në shtatë pikë Interit pas fitores ndaj Milanit

    06/04/2026 23:00

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.