Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Vendoset gurthemeli i stadiumit të ri të KF Kika në 50 vjetorin e klubit 
    Ballina-1

    Vendoset gurthemeli i stadiumit të ri të KF Kika në 50 vjetorin e klubit 

    30/10/2024 18:31
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në 50 vjetorin e KF Kika në Hogosht është hedhur gurthemeli i stadiumit të ri, i cili do ta zëvendësojë fushën me një histori 50-vjeçare dhe e cila kishte një rëndësi të madhe në zhvillimin e futbollit kosovar gjatë viteve të 90-ta të rezistencës ndaj pushtuesit serb.

    Tani në vend kodrës së livadhit të Latifit, siç njihet në këtë anë, do të jetë një stadium me një tribunë moderne dhe që do të ofrojë kushte të shkëlqyeshme si për KF Kika, e po ashtu edhe për komunitetin e futbollit të kësaj treve.

    Ky projekt i rëndësishëm është një bashkëpunim mes Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Komunës së Kamenicës.

    Presidenti i FFK-së, Agim Ademi shprehu kënaqësinë e tij në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit: “Uroj që ky impiant të shërbejë për KF Kika dhe të gjitha klubet e tjera të rrethinës që gravitojnë këtu. I uroj themeluesit e klubit, Nazif Kastratin, sidomos Bajram Vrajën, ish-kryetarin e klubit, për kontributin e tyre të çmuar në periudhën më të vështirë të futbollit kosovar. Po ashtu, falënderoj kryetarin aktual Naim Biçkaj për përkushtimin e tij në ndërtimin e këtij impianti të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit në rajon”, tha kreu i FFK-së.

    Krahas presidentit Ademi në këtë ceremoni morën pjesë edhe anëtari i KE të FFK-së, Naser Ajeti, legjenda e futbollit e kësaj ane Muharrem Sahiti dhe kryetari i LRF të Gjilanit, Armend Misini, si dhe zyrtarë të MKRS-së dhe të komunës. I pranishëm ishte edhe tifozi më i vjetër i klubit, 92-vjeçari Aga Dan, i njohur për pasionin e tij të palëkundur për futbollin.

    Kështu në vitet e 90-ta mbushej me tifozë kodrina tek fusha në livadhin e Latifit. Por, tani së shpejti me të njëjtin entuziazëm tifozët e kësaj ane do të kenë kushte të volitshme për t’i ndjekur ndeshjet e skuadrës së tyre të zemrës.

    TË LIDHURA

    Ashtu si pritej, Chelsea në finale të Ligës së Konferencës

    08/05/2025 23:06

    Tjetër paraqitje bindëse e Unitedit që avancon në finale

    08/05/2025 23:02

    Nga lëndimet te lavdia: Historia frymëzuese dhe biseda në korridor me Fabregas që e bindi Vojvodës për aventurë te Como

    08/05/2025 21:27

    “Nëse nuk luajmë në garat evropiane – faji është i juaji” – presidenti i Ferizajt, Abazi, akuzon gjyqtarët

    08/05/2025 21:03
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.