Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Vendosin gjermanët: Bonuset e Evropianit i japin për bamirësi
    Ballina-1

    Vendosin gjermanët: Bonuset e Evropianit i japin për bamirësi

    26/06/2024 16:35
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në tri turnetë e fundit, futbollistët e Gjermanisë nuk morën asnjë bonus për shkak të paraqitjeve të dobëta.

    Por, për shkak se e fituan Grupin A të “Euro 2024”, Gjermania mori bonusin e 50 mijë eurove për secilin lojtarë.

    Ky bonus ishte i pari i fituar që prej vitit 2016.

    Gjermania synon që këtë shumë ta rritë edhe më shumë.

    Federata e Futbollit e Gjermanisë paguan 100 mijë euro për arritjen në çerekfinale, 150 mijë euro për paraqitje në gjysmëfinale.

    Arritja në finale do të bënte që lojtarët të përfitojnë 250 mijë euro, ndërsa me triumfin e mundshëm, shuma do të shkonte në 400 mijë euro, që është rekord për bonuse.

    Por, një gjë është e sigurt, ka shkruar “Bild” të mërkurën.

    “Lojtarët dëshirojnë që një pjesë të madhe të bonuseve të fituara, me iniciativën e tyre, ta dhurojnë për bamirësi, veçanërisht për të pastrehët”, ka shkruar gazeta e madhe gjermane. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.