Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Veprim skandaloz nga lojtarët e Argjentinës: Hedhën në kosh të plehrave fanellën e Kroacisë
    Ballina-2

    Veprim skandaloz nga lojtarët e Argjentinës: Hedhën në kosh të plehrave fanellën e Kroacisë

    14/12/2022 14:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Argjentina e mposhti Kroacinë me rezultat 3-0 në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, për të arritur kështu në finale.

    Lojtarët argjentinas iu gëzuan këtij suksesi dhe filluan menjëherë festën e tyre, por që doli të ishte skandaloze.

    Derisa pas çdo ndeshjeje, lojtarët shkëmbejnë fanellat me ata kundërshtarë, kështu ishte edhe në duelin mes Kroacisë dhe Argjentinës.

    Mirëpo, një video që është publikuar nga Paulo Dybala në TikTok, shihet se një fanellë e kroatëve ka përfunduar në koshin e plehrave.

    “Ja sa e respektojnë argjentinasit Kroacinë”, ka shkruar me ironi gazeta kroate Jutarnji.

    Kishte edhe më herët akuza ndaj kampit argjentinas, pasi në një video, dyshohej se Lionel Messi po e fshinte dyshemenë me fanellën e Meksikës.

    Natyrisht se ky veprim mund të eskalojë situatën dhe Kroacia mund të kërkojë ndëshkim nga FIFA për Argjentinën.

    @paulodybala VAMOS ARGENTINAAAAA 💙💙💙💙#fyp #argentina #worldcup ♬ sonido original – Paulo Dybala
    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.