Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Veprimi i drejtë i FFK-së, shkarkimi i Giresse dhe bashkëpunëtorëve ishte i qëlluar
    Ballina-1

    Veprimi i drejtë i FFK-së, shkarkimi i Giresse dhe bashkëpunëtorëve ishte i qëlluar

    22/06/2023 09:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Edhe pse kanë mbetur shumë ndeshje deri në fund të eliminatoreve për Kampinatin Evropian 2024,  Federata e Futbollit e Kosovës veproi mirë me shkarkimin e trajnerit francez, Alian Giresse dhe ndihmësit të tij.

    Katër ndeshje, tri barazime dhe një humbje nuk ishte arsyeja e vetme e këtij shkarkimi. Presidenti i FFK-së, Agim Ademi mori këtë hap duke e parë që edhe atmosfera brenda ekipit, pavarësisht krijimit të kushteve shumë të mira si akomodimin e lojtarëve ashtu edhe për stërvitje, nuk ka qenë në nivel, pasi kishte pakënaqësi në adresë të trajnerit dhe ishte e detyruar të intervenohet në këtë kohë.

    Burime të Demokracia.com, mësojnë se numri një i FFK-së, së bashku më ekspertët e FFK-së, janë duke analizuar gjithë situatën dhe po punojnë për të sjellë sa më shpejt një trajner që i përshtatet më së miri mentalitetin tonë.

    Gjasat janë të mëdha që ekipi t’i besohet një trajner shqiptar, por nuk përjashtohet mundësia që aty të vjen edhe ndonjë i huaj, me destinacion Gjermania.

    Kosova është në Grupin I, së bashku me Zvicrën, Rumaninë, Izraelin, Bjellorusinë dhe Andorrën, derisa pozicionohet e parafundit në tabelë me vetëm tre pikë. /GazetaSport.info

    TË LIDHURA

    Nuk ishte goma shkaku i aksidentit fatal të Diogo Jotas – zbardhen detaje të reja

    04/07/2025 19:50

    Albin Krasniqi prezantohet te Kolos Kovalivka

    04/07/2025 19:10

    Rashica i thotë “po” Monchengladbachut

    04/07/2025 18:32

    Liverpool ndihmon familjen e Diogo Jotas me 15 milionë euro, si dhe do ta respektojë kontratën që portugezi kishte me klub deri në vitin 2027

    04/07/2025 17:52
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.