Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Vesel Demaku dardani më i ri, prezantohet në fanellën e Kosovës 
    Ballina-1

    Vesel Demaku dardani më i ri, prezantohet në fanellën e Kosovës 

    28/10/2024 15:07
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mesfushori defensivë i skuadrës austriake SCR Altach, Vesel Demaku ka vendosur të luajë për Kosovën.

    Ish-anëtari i Kombëtares U21 të Austrisë, të hënën, ka qëndruar në selinë e FFK-së, ku është takuar me presidentin Agim Ademi, drejtorin e Kombëtares, Muharrem Sahiti dhe menaxherin e Kombëtares, Bajram Shala.

    Me këtë rast, Demaku ka theksuar se menjëherë pasi ka marrë konfirmimin nga shteti austriak për dyshtetësi, pa hezitim e me zemër, ka vendosur që të luajë për Kosovën dhe të japë kontributin e tij në fanellën dardane. Presidenti Ademi e vlerësoi vendimin e Demakut dhe e përgëzoi për përkushtimin e tij për t’i kontribuar atdheut. Ai tha se lojtar me potencial si Vesel Demaku janë gjithmonë të mirëseardhur në Kombëtaren e Kosovës. Demaku gjatë këtij edicioni ka zhvilluar 10 ndeshje në Bundesligën e Austrisë dhe ka lënë gjurmë me lojën e tij në fushën e blertë dhe pa dyshim do të jetë një vlerë shtesë për Kombëtaren e Kosovës.

    TË LIDHURA

    Muriqi ndër lojtarët më të vlerësuar në La Liga

    29/12/2025 19:30

    Villa, Chelsea e Tottenhami futen në garë për Fisnik Asllanin

    29/12/2025 19:20

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.