Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Veseli: Kurrë nuk jam ndier më i poshtëruar se mbrëmë në Mitrovicë
    Ballina-1

    Veseli: Kurrë nuk jam ndier më i poshtëruar se mbrëmë në Mitrovicë

    04/05/2023 14:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Basketbollisti i Pejës, Alban Veseli, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka shprehur zhgënjimin e tij për ndeshjen e parë finale të plejofit kundër Trepçës.

    Trepça të mërkurën triumfoi 94:84 në palestrën “Minatori”, ndërsa Veseli ka shkruar të enjten në Facebook se organizimi ishte nën nivel, pasi nuk pati kushte për lojë e as siguri.

    Sipas tij, banka rezervë e Pejës gjatë tërë ndeshjes ka qenë e sulmuar “nga huliganë në afërsi 1 metër dhe të gjithë ishim të prekur nga pështymat dhe fyerjet e pandalshme”.

    Sipas Veselit, siguria nuk ka ekzistuar pasi policia nuk e ka mbrojtur ekipin pejan, por e ka sulmuar. Pati disa fjalë edhe për gjyqtarët e ndeshjes.

    “Për referim nuk jam kompetent të flas, mirëpo një lojë aq agresive nga Trepça me 1 faull për 9 minuta lojë në çerekun e fundit, lë shumë për të dëshiruar! 20 vite karrierë në basketboll kam kaluar çdo lloj sfide, mirëpo kurrë s’jam ndier më i fyer dhe më i poshtëruar se mbrëmë”, ka shkruar Veseli.

    Po ashtu, Veseli ka kërkuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës që të krijojë kushte minimale për një ndeshje sportive.

    Ai postimin e ka mbyllur me fjalët: “Shihemi të dielën në kryeqytetin e basketbollit në frymë sportive”.

    Ndeshja e dytë finale do të luhet të dielën prej orës 17:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Skuadra që shënon tri fitore, do të shpallet kampione e Kosovës për këtë edicion.

    TË LIDHURA

    ‘Festival’ golash në Miami, Bayern mposht Flamengon dhe kalon në çerekfinale

    30/06/2025 00:12

    A ia qëlloi Rapidi me transferimin e Drilon Hazrollajt?

    29/06/2025 23:15

    E kryer, Chelsea arrin marrëveshje me Brightonin për transferimin e Joao Pedros

    29/06/2025 22:37

    Ndodh edhe kjo | Lojtari i ekipit kombëtar të Bosnjës, Rade Kruniq, këndoi himnin serb përpara ndeshjes në Rusi (Video)

    29/06/2025 21:14
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.