Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Vetëm 39 sekonda, lojtari i huazuar nga Chelsea shkakton penalltinë historike në Serie A (Video)
    Futboll ndërkombëtar

    Vetëm 39 sekonda, lojtari i huazuar nga Chelsea shkakton penalltinë historike në Serie A (Video)

    03/10/2022 16:31
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Lazio dominoi në ndeshjen e kampionatit ndaj Spezias me rezultatin 4-0 teksa bardhekaltërit e nisën ndeshjen duke fituarnjë penallti në sekondën e 39-të. Ishte lojtari i huazuar nga Chelseat, Ethan Ampadu ai i cili shkaktoi penalltinë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Ciro immobiles, kur ende nuk ishte mbushur një minutë lojë.

    Në fakt, rezulton se kjo është edhe penalltia më e shpejtë e shkaktuar ndonjëherë në historinë e Serie A, me Ampadu që regjistron një rekord edhe pse bëhet fjalë për një rekord negativ. Ai që e mbante më parë rekordin për penalltinë më të shpejtë të shkaktuar në elitën italiane ishte Mattia De Sciglio, që në vitin 2015 teksa aktivizohej për Milanin, pas 42 sekondash lojë ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj Marek Hamsik të Napolit

    Gjithsesi për t’u rikthyer te ndeshja e Lazios, bardhekaltërit nuk e shfrytëzuan këtë moment, pasi Immobile gaboi nga pika e bardhë.

    Por, kjo gafë e sulmuesit nuk ndikoi në lojë teksa kryeqytetasit e vendosën lojën në vijë teksa realizuan nga dy gola për pjesë me Lazion që ngjitet në vendin e tretë të klasifikimit me 17 pikë.

    TË LIDHURA

    Fluminense shkakton befasinë e madhe, eliminon Interin nga Kupa e Botës për Klube

    30/06/2025 23:06

    Paga vjetore e Dakut te Rubin Kazani do të jetë 3 milionë euro

    30/06/2025 22:42

    Lindon Emërllahu shënon super gol në miqësore

    30/06/2025 22:39

    Avdijaj transferohet te Wolfsbergeri

    30/06/2025 19:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.