Futboll ndërkombëtar

Vetëm 39 sekonda, lojtari i huazuar nga Chelsea shkakton penalltinë historike në Serie A (Video)

Vetëm 39 sekonda, lojtari i huazuar nga Chelsea shkakton penalltinë historike në Serie A (Video)

Lazio dominoi në ndeshjen e kampionatit ndaj Spezias me rezultatin 4-0 teksa bardhekaltërit e nisën ndeshjen duke fituarnjë penallti në sekondën e 39-të. Ishte lojtari i huazuar nga Chelseat, Ethan Ampadu ai i cili shkaktoi penalltinë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Ciro immobiles, kur ende nuk ishte mbushur një minutë lojë. Në fakt, rezulton

Besnik Batusha

Lazio dominoi në ndeshjen e kampionatit ndaj Spezias me rezultatin 4-0 teksa bardhekaltërit e nisën ndeshjen duke fituarnjë penallti në sekondën e 39-të. Ishte lojtari i huazuar nga Chelseat, Ethan Ampadu ai i cili shkaktoi penalltinë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Ciro immobiles, kur ende nuk ishte mbushur një minutë lojë.

Në fakt, rezulton se kjo është edhe penalltia më e shpejtë e shkaktuar ndonjëherë në historinë e Serie A, me Ampadu që regjistron një rekord edhe pse bëhet fjalë për një rekord negativ. Ai që e mbante më parë rekordin për penalltinë më të shpejtë të shkaktuar në elitën italiane ishte Mattia De Sciglio, që në vitin 2015 teksa aktivizohej për Milanin, pas 42 sekondash lojë ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj Marek Hamsik të Napolit

Gjithsesi për t’u rikthyer te ndeshja e Lazios, bardhekaltërit nuk e shfrytëzuan këtë moment, pasi Immobile gaboi nga pika e bardhë.

Por, kjo gafë e sulmuesit nuk ndikoi në lojë teksa kryeqytetasit e vendosën lojën në vijë teksa realizuan nga dy gola për pjesë me Lazion që ngjitet në vendin e tretë të klasifikimit me 17 pikë.

ChelseaEthan AmpaduLazio

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions