Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Vetëm 4 klube në takim, skuadrat refuzojnë thirrjen e “klubeve të pakënaqura”
    Ballina-1

    Vetëm 4 klube në takim, skuadrat refuzojnë thirrjen e “klubeve të pakënaqura”

    23/12/2022 18:45
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    (FOTO nga arkivi)

    Pas një rekomandimi të lëshuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit që refuzon të licencojë Federatën e  Futbollit të Kosovës duke kërkuar dokumente shtesë si dhe kërcënimi që t’u ndalojë klubeve Ligjin për Sponsorizim, ka bërë që sot të organizohen klubet e njohura si opozitë e FFK-së.

    GazetaSport.ino mëson se ato kishin lënë një takim në qendër të Prishtinës, por duket se ftesën e tyre e kanë refuzuar shumica e skuadrave nga Superliga. Tahir Batatina i Llapit edhe hapur doli dhe refuzoi të takohet duke thënë se ka kaluar koha e takimeve nëpër kafene, tash klubet e kanë shtëpinë e tyre FFK-në dhe aty duhet takuar dhe sqaruar gjithçka.

    Në këtë takim siç merr vesh GazetaSport.info prezentë kanë qenë vetëm klubi i Prishtinës me Remzi Ejupin, Trepça ’89 me Abedin Zekën, Drita me Valon Zymberin dhe Drenica, klube këto tashmë të njohura në opinion se janë kundër FFK-së, gjë të cilën e kishin bërë edhe në kohën e zgjedhjeve.

    Çuditërisht aty kanë qenë edhe Eroll Salihu, Arianit Ahmeti e Gramoz Vokrri që nuk përfaqësojnë asnjë skuadër.

    Klubet e futbollit të Kosovës në të gjitha rangjet, tashmë e kanë të qartë se Komisioni Vlerësues i MKRS-së është i njëanshëm dhe me qellim ka krijuar huti për të ngritur tensione tek klubet. Gjithsesi, sipas klubeve elitare licencimi është i pashmangshëm, ndryshe nga UEFA e FIFA do të cilësohet si ndërhyrje në punët e FFK-së. /GazetaSport.info

    TË LIDHURA

    Jasir Asani bëhet me skuadër të re

    19/06/2025 13:41

    Real Madridi humb penallti në fund, barazon me Al Hilalin

    18/06/2025 23:15

    Drita nis transferimet, zyrtarizon futbollistin që ishte pjesë e Feronikelit ’74

    18/06/2025 20:34

    City e nis me fitore mbrojtjen e Kupën së Botës për Klube

    18/06/2025 20:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.