Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Vetëm dy lojtarë që kanë luajtur në debutimin e Southgate janë ende pjesë e Anglisë
    Ballina-2

    Vetëm dy lojtarë që kanë luajtur në debutimin e Southgate janë ende pjesë e Anglisë

    14/07/2024 13:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tetë vjet janë një kohë e gjatë në futboll dhe një vështrim në ekipin startues të Gareth Southgate tregon se vetëm dy lojtarë të cilët kanë luajtur në atë ndeshje, janë ende pjesë e ‘Tre Luanëve’.

    Southgate ka qenë në krye të Anglisë për katër turne të mëdha, duke përfshirë dy edicione të Kupës së Botës dhe po aq të Kampionatit Evropian.

    E para nga këto ishte Kupa e Botës 2018 në Rusi, aty ku Anglia arriti kualifikimin në fazën gjysmëfinale dhe humbi nga Kroacia.

    Anglia e përfundoi në vend të dytë Euro 2024, e cila u shtye për një vit për shkak të pandemisë COVID-10, teksa Southgate udhëhoqi kombëtaren në finalen e tyre të parë që nga viti 1966, por humbën në penallti ndaj Italisë.

    Në Kupën e Botës 2022 në Katar, Anglia u kualifikua në çerekfinale, por u mposht me rezultat 2-1 nga Franca.

    Tani Southgate e ka udhëhequr Anglinë drejt finales së dytë radhazi të Kampionatit Evropian, me takimin ndaj Spanjës që do të luhet sot (14 korrik) në mbrëmje.

    Ndeshja e parë e Southgate në krye të Anglisë erdhi në tetor të 2016, aty ku Anglia fitoi me rezultat 2-0 ndaj Maltës në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e 2018-ës.

    Nëse shohim formacionin startues të asaj ndeshje, vërejmë se vetëm dy lojtarë kanë mbijetuar në ditët e sotme në planet e Southgate.

    Emra si Joe Hart, Wayne Rooney, Jordan Henderson, Dele Alli me një treshe të sulmit prej Theo Walcott, Daniel Sturridge dhe Jesse Lingard ishin në mesin e lojtarëve të formacionit bazë.

    Shumica e tyre tani janë pensionuar, duke përfshirë Hart, Cahill, Bertrand, Rooney, Walcott dhe Sturridge.

    Vetëm dyshja e Manchester Cityt, Kyle Walker dhe John Stones janë ende pjesë e Anglisë dhe vazhdojnë të jenë zgjedhja e parë e Southgate.

    TË LIDHURA

    Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

    22/12/2025 18:52

    Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

    22/12/2025 17:55

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.