Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Vetëm Mbappe e Lunin në ceremoninë përshëndetëse të Lucas Vazquezit
    Ballina-2

    Vetëm Mbappe e Lunin në ceremoninë përshëndetëse të Lucas Vazquezit

    17/07/2025 18:04
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kylian Mbappe dhe Andriy Lunin i ndërprenë përkohësisht pushimet për të udhëtuar drejt Madridit për të marrë pjesë në ceremoninë e përshëndetjes së Lucas Vazquezit.

    Një javë pasi nisën periudhën e pushimit, pas eliminimit në Kupën e Botës për Klube, ylli francez dhe portieri ukrainas u paraqitën në Valdebedas për të qenë afër njërit prej kapitenëve të Real Madridit.
    Një veprim i pëlqyer për lojtarin që largohet nga Real Madridi me 23 trofe, prej tyre pesë trofe të Ligës së Kampionëve.

    Ish-lojtari i Madridit, Marcelo, që luajti gjashtë edicione me Lucas Vazquezin, po ashtu ishte në ceremoninë përshëndetëse, shkruan “Marca”.

    Vazquez është 34-vjeçar, ndërsa luan kryesisht në krahun e djathtë. Ai ishte te Real Madridi që nga viti 2007. Ka kaluar grupmoshat e reja, në Real Madridin C, B dhe prej vitit 2015 ishte në ekipin e parë. Ka pasur vetëm një periudhë huazimi tek Espanyoli.

    Vazquez me Spanjën i ka luajtur vetëm tetë ndeshje, por ka dhënë kontribut të madh për klubin mbretëror nga Madridi.

    “Ju po largoheni me admirimin, dashurinë dhe respektin e të gjithë madrilenëve. Është nder për ne që kemi pasur një lojtar si ju në klubin tonë”, i ka thënë Vazquezit, Florentino Perez, president i Real Madridit.

    Lucas Vazquez ishte vetëm 16-vjeçar kur iu bashkua Madridit. Dhe po largohet pas plot 402 ndeshjeve me ekipin e parë. Perezi ia dorëzoi atij emblemën e klubi prej arit dhe diamantit. Për ta nderuar Vazquezin të pranishëm ishin edhe presidenti i nderit i Real Madridit, Jose Martinez Pirri, drejtori i futbollit, Santiago Solari, dhe disa anëtarë të bordit të drejtorëve. Prej lojtarëve ishin Marcelo, Mbappe e Lunin.

    “Ju ishit një shembull i punës së madhe, sakrificës, përkushtimit, punës ekipore, përulësisë dhe respektit. Një lojtar jovetjak që gjithnjë e ka vënë ekipin para interesit personal. Ti përfaqëson mbrojtjen e stemës më shumë se çdokush tjetër. Sot po përfundon periudha që të bëri legjendë të vërtetë të klubit. Duke fituar 23 trofe për një dekadë, ju jeni lojtari i gjashtë më i dekoruar në historinë e Real Madridit”, ka theksuar Perez.

    Në ceremoni foli edhe Lucas Vazquezi. Ai theksoi se ka realizuar ëndrrat në klubin më të madh në botë.

    “Është njëra prej ditëve më të rëndësishme në jetën time. Dua t’i falënderoj tifozët për dashurinë e madhe të tyre. Kam pasur privilegjin që të fitoj trofe, të ndajë dhomën e zhveshjes me legjenda dhe të përjetojë net të paharrueshme. Jam ndier i lumtur, i vlerësuar, i respektuar dhe i dashur. Dua të falënderoj presidentin Perez nga thellësia e zemrës që më dha rastin të realizoj ëndrrën. Besimi i tij më mundësoi të bëhem lojtari dhe personi që jam sot”, ka thënë Lucas Vazquez.

    Ceremonia përshëndetëse ka përfunduar me fotografinë e Lucas Vazquezit me 23 trofetë e fituar. Pos pesë trofeve të Championsit, spanjolli ka fituar pesë Kupa të Botës për Klube, katër Superkupa Evropianie, katër tituj të La Ligas, një Kupë të Spanjës dhe katër Superkupa të Spanjës.

    TË LIDHURA

    Malisheva turpërohet në Islandë 8:0, humbja më e thellë që nga pranimi në UEFA

    17/07/2025 22:47

    Pas elimimit nga Liga e Evropës, Prishtina mëson emrin e kundërshtarit për rrethin e dytë në Ligën e Konferencës

    17/07/2025 22:25

    Prishtina fiton ndaj Sheriffit, por eliminohet nga Liga e Evropës

    17/07/2025 22:02

    Ademi për kombëtaren e Kosovës: Federatat tjera tash po na shohin si konkurrent, dikur na shihnin ndryshe

    17/07/2025 21:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.