Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Vetëm një ofertues për të blerë SC Gjilanin, ja kush është ai
    Ballina-1

    Vetëm një ofertues për të blerë SC Gjilanin, ja kush është ai

    16/01/2023 17:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sot është mbajtur takimi ku është organizuar shitja e aksioneve të SC Gjilani, në të cilën ka mbërri vetëm një ofertë nga pronari i AR-KATANA , Muhamet Ajrullahu.

    Njeriu i autorizuar nga ish-pronari i SC Gjilani, Florim Zuka, është avokati Arsim Vranovci i cili edhe njeher ka detajuar shitjen e SC Gjilani. “Është bërë një keqkuptim i madh. Disa persona kanë bërë propagandë se SC Gjilani nuk do të shitet duke shtuar më tutje se ish-presidenti Florim Zuka nuk po e shet klubin, kjo është shumë e pa vërtetë, Florim Zuka më ka autorizuar mua si avokat dhe po ju bëj me dije se Zuka i ka kryer pagesat të cilat i kishte, por klubi është në shitje. Zuka do të jetë besnik ndaj klubit gjerë në momentin që klubit shitet”, ka bërë me dije Vranovci.

    Avokati Arsim Vranovci ka treguar edhe rreth ofertave për blerjen e SC Gjilanit. “Ne kemi punuar tani e tri javë angazhime në mënyrë vullnetare, duke i kontaktuar mbi 15 kompani Kosovare shumë të forta, por në momentin e fundit ato kompani kanë hequr dorë duke më kontaktuar pasi disa individ kanë përhapur thashetheme se kryetari Florim Zuka nuk largohet nga klubi dhe kjo është arsyeja që këto Kompani nuk kanë ofertu duke i bërë një dëm të madhe SC Gjilani. Megjithatë ne kemi një ofertim nga kompania AR-KATANA, e cila është e mbyllur në pliko dhe nuk dimë se cila është oferta e tyre, por kjo enigmatikë do të zgjidhet brenda 24 orëve duke e bërë publike”

    TË LIDHURA

    Zbulohet paga që Granit Xhaka do ta fitojë te Milani

    21/06/2025 18:39

    Muriqi mund të rikthehet në Turqi, gjiganti turk interesohet për të

    21/06/2025 15:45

    1.2 milionë euro gjoba për Manchester City gjatë sezonit, arsyeja është vërtet qesharake

    21/06/2025 12:03

    Barcelona dëshiron të nënshkruajë me yllin e Premierligës

    21/06/2025 11:01
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.