VIDEO| Aksion model, Sokol Cikalleshi gjen golin e radhës në Arabi

Sokol Cikalleshi ka realizuar golin e dytë në kampionatin e Arabisë Saudite. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, u huazua në verë nga Konyaspori te Al Khaleej. 32-vjeçari nga Kavaja zhbllokoi sfidën Al Khaleej – Al Wehda në minutën e nëntë, duke kaluar përkohësisht skuadrën e tij në avantazh. Cikalleshi finalizoi me sukses një dalje të shpejtë
Sokol Cikalleshi ka realizuar golin e dytë në kampionatin e Arabisë Saudite. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, u huazua në verë nga Konyaspori te Al Khaleej.
32-vjeçari nga Kavaja zhbllokoi sfidën Al Khaleej – Al Wehda në minutën e nëntë, duke kaluar përkohësisht skuadrën e tij në avantazh.
Cikalleshi finalizoi me sukses një dalje të shpejtë të Al Khaleej. Ai mori një asist nga Poko dhe mposhti portierin kundërshtar me një diagonale të saktë.
⚽️ 𝘼𝙇 𝙆𝙃𝘼𝙇𝙀𝙀𝙅 break the deadlock in Dammam.
— Roshn Saudi League (@SPL_EN) January 13, 2023
💥 Sokol Cikalleshi with the goal!#RoshnSaudiLeague | @Khaleejclub | @alwehdaclub1 pic.twitter.com/SIm4kEWKxk



