Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    VIDEO| Familja e Peles festoi Krishtlindjet në spital, gjendja shëndetësore e legjendës po përkeqësohet
    Ballina-2

    VIDEO| Familja e Peles festoi Krishtlindjet në spital, gjendja shëndetësore e legjendës po përkeqësohet

    26/12/2022 16:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Familja e Peles ishte mbledhur rreth shtratit të tij në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo për të festuar Krishtlindjen, ndërsa shëndeti i legjendës së futbollit vazhdon të përkeqësohet.

    Legjenda e Brazilit, 82 vjeç, u ripranua në spital në fund të nëntorit pasi raportohet se kishte ënjtje në të gjithë trupin, probleme me zemrën dhe ‘konfuzion mendor’.

    Atij iu hoq një tumor i zorrës së trashë në shtator të vitit 2021 dhe javën e kaluar, mjekët thanë se kanceri i Peles kishte avancuar dhe deklaruan se ai ishte nën “kujdes të lartë” lidhur me “mosfunksionimet e veshkave dhe zemrës”.

    Asnjë deklaratë tjetër spitalore nuk është publikuar që atëherë, por familja e Peles, përfshirë një nga vajzat e tij, Kely Nascimento dhe djali i tij, Edson Cholbi Nascimento, kanë postuar pamje nga spitali.

    El gran Pelé se despide de sus familiares y amigos desde el hospital. ¡Fuerza, para el rey! pic.twitter.com/a2jrErmdr3

    — Joaquín López-Dóriga (@lopezdoriga) December 25, 2022
    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.