Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    VIDEO| Gazetarja emocionon Mesin pas ndeshjes: Nuk kam pyetje! Çdo fëmijë kërkon një fanellë tënden, është më e rëndësishme se të fitosh Botërorin
    Ballina-1

    VIDEO| Gazetarja emocionon Mesin pas ndeshjes: Nuk kam pyetje! Çdo fëmijë kërkon një fanellë tënden, është më e rëndësishme se të fitosh Botërorin

    14/12/2022 18:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Argjentina kaloi sërish në finalen e Botërorit pasi mundi Kroacinë. Për Messin kjo do të jetë finalja e dytë e Botërorit dhe dihet se në të parën tetë vjet më parë Argjentina u mposht nga Gjermania me rezultat 1-0. Nëse ia del të fitojë titullin e kampionit të botës, është e qartë se Messi më në fund do të tregojë se kush është më i miri i të gjitha kohërave dhe në Argjentinë ku u sfidua shpesh, me siguri do të jetë krah për krah me legjendarin Maradona.

    Edhe pas ndeshjes së mbrëmshme, Messi u gjend në qendër të vëmendjes për shkak të videos që i ka emocionuar të gjithë. Gazetarja argjentinase Sofia Martinez vendosi t’i thotë disa fjali dhe për pak e bëri të qajë. “Ajo që dua t’ju them në fund nuk është një pyetje, por është mendimi im. Finalja e Kupës së Botës po vjen dhe të gjithë ne argjentinasit duam ta fitojmë atë trofe.

    Unë vetëm dua t’ju them se pavarësisht rezultatit, atje është diçka që askush nuk mund t’jua heqë dhe është fakt që ju keni lidhur me argjentinasit, me secilin prej tyre. Unë e kam seriozisht këtë. Nuk ka një fëmijë që nuk dëshiron ta ketë fanellën tënde, pavarësisht nëse është origjinale apo jo. Sinqerisht, ti ke lënë gjurmë në jetën tonë dhe për mua kjo është më e madhe se të fitosh Kupën e Botës.

    😭 pic.twitter.com/iYhhMAWSwB

    — Emma 📊 (@emmaiarussi) December 13, 2022

    Askush nuk mund t’jua heqë këtë dhe kjo është mënyra ime për t’ju falënderuar, për të gjithë lumturinë që u sjell njerëzve. Shpresoj që t’i merrni këto fjalë në zemrën tuaj sepse vërtet besoj se e gjithë kjo është më e rëndësishme se fitimi i Kupës së Botës, faleminderit kapiten”, tha gazetarja argjentinase.

    TË LIDHURA

    Franco Foda nuk largohet nga kombëtarja e Kosovës, ai nuk ka thënë asnjëherë se do të largohet

    18/06/2025 13:31

    “Kosova më donte sinqerisht, budallallëk që prita kaq gjatë” – Veldin Hoxha flet për vendimin që të përfaqësojë Dardanët

    17/06/2025 23:39

    Conor McGregor nokauton një burrë në një klub nate në Ibiza, shikoni videon

    17/06/2025 23:15

    Vdes futbollisti shqiptar, bie nga kati i 8-të i restorantit

    17/06/2025 23:01
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.