VIDEO| Gol nga gjysmëfusha, sulmuesi i Chelseat dhuron spektakël me kombëtaren

Maroku fitoi me shifrat 3-0 në një ndeshje miqësore ndaj Gjeorgjisë. Një nga golat e sfidës u realizua nga sulmuesi i Chelsea-t, Hakim Ziyech. Megjithatë, duhet thënë se nuk bëhet fjalë për një realizim të zakonshëm, por për një gol të shënuar nga gjysmëfusha. Ziyech vuri re mjaft mirë avancimin e tepërt të portierit kundërshtar
Maroku fitoi me shifrat 3-0 në një ndeshje miqësore ndaj Gjeorgjisë. Një nga golat e sfidës u realizua nga sulmuesi i Chelsea-t, Hakim Ziyech. Megjithatë, duhet thënë se nuk bëhet fjalë për një realizim të zakonshëm, por për një gol të shënuar nga gjysmëfusha.
Ziyech vuri re mjaft mirë avancimin e tepërt të portierit kundërshtar dhe nuk u mendua dy herë teksa lëshoi një goditje kirurgjikale me topin që u ndal në fundin e rrjetës për të dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm në tribuna.



