VIDEO| Gol si “Karate Kid”, shihni goditjen spektakolare të Adama Traore ndaj Tottenhamit

Një goditje spektakolare e Adama Traore i ka dhënë sot një sukses të rëndësishëm Wolverhampton në sfidën përballë Tottenhamit, një ekipi që lufton për renditjen në zonën e Ligës së Kampioneve. Skuadra e drejtuar nga Julen Lopetegui po vuan në zonën e poshtme të klasifikimit, por për ta larguar nga rreziku mendoi futbollisti spanjoll në
Një goditje spektakolare e Adama Traore i ka dhënë sot një sukses të rëndësishëm Wolverhampton në sfidën përballë Tottenhamit, një ekipi që lufton për renditjen në zonën e Ligës së Kampioneve.
Skuadra e drejtuar nga Julen Lopetegui po vuan në zonën e poshtme të klasifikimit, por për ta larguar nga rreziku mendoi futbollisti spanjoll në fundin e ndeshjes, teksa me një gjuajtje “gërshërë”, ia doli që të çonte topin në rrjetë në mënyrë spektakolare.
Goli solli fitoren 1-0 të Wolverhampton, teksa ai ktheu pak qetësinë edhe te Traore, të kritikuar vazhdimisht se nuk po arrin më të bëjë diferencën në klubin anglez, pasi duhet theksuar se ky ishte vetëm goli i tij i dytë në këtë edicion.



