Sporte tjera

VIDEO Përleshje brutale në një ndeshje basketbolli në Serbi

VIDEO Përleshje brutale në një ndeshje basketbolli në Serbi

Nuk jemi mësuar të shohim gjëra të tilla në ndeshjet e basketbollit dhe nuk i pëlqejnë askujt. Basketbollistët e Vërbasit dhe Sloven Rumës luajtën të premten ndeshjen e fundjavës së katërt të basketbollit të Ligës së Parë Rajonale në grupin e Veriut në Serbi, shkruan GazetaSport. Nga fundi i ndeshjes, lojtarët e skuadrës së Rumës

Besnik Batusha

Nuk jemi mësuar të shohim gjëra të tilla në ndeshjet e basketbollit dhe nuk i pëlqejnë askujt.

Basketbollistët e Vërbasit dhe Sloven Rumës luajtën të premten ndeshjen e fundjavës së katërt të basketbollit të Ligës së Parë Rajonale në grupin e Veriut në Serbi, shkruan GazetaSport.

Nga fundi i ndeshjes, lojtarët e skuadrës së Rumës dhe Vërbasit fillimisht janë gjuajtur me fjalë me njëri-tjetrin, e më pas janë përleshur ashpër për një duel.

Siç shkruan Sportal, Nikolla Çurçiq ka goditur Nemanja Marinkoviqin dhe ky i fundit nuk ka qëndruar duarkryq.

Lojtarët e tjerë u bashkuan shumë shpejt dhe filluan të godasin njëri-tjetrin me grushte dhe shkelma, disa lojtarë përfunduan në parket dhe përleshja brutale përfundoi pas disa dhjetëra sekondash.

Më pas lojtarët u qetësuan, madje disa prej tyre u përshëndetën. Ndeshja përfundoi me rezultat 68:64 për Slovenin. /GazetaSport/

Përleshja është në fund të videos

BasketbollSerbi

Mëshumë nga Sporte tjera

Të gjitha →
Sporte tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare

Sporte tjera

Donjeta e artë me “dy goditje” – mposht rusen që përfaqësonte Serbinë