Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    VIDEO/ Plas sherri në derbin shqiptar, “Shvercerat” sulmojnë lojtarët e Shkëndijës
    Ballina-1

    VIDEO/ Plas sherri në derbin shqiptar, “Shvercerat” sulmojnë lojtarët e Shkëndijës

    09/11/2022 15:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skandal në ndeshjen Shkupi-Shkëndija! Ndeshja mes dy skuadrave shqiptare të Maqedonisë së Veriut që po zhvillohet në kryeqytet, u zhbllokua në minutën e nëntë.

    Kuqezinjtë nga Tetova kaluan në avantazh në minutën e nëntë, gol që ka shkaktuar zemërim të madh tek ultrasit vendas.

    Pjesëtarë të grupimit “Shvercerat”, janë futur në fushë dhe kanë sulmuar lojtarët e Shkëndijës. Sherr i madh, kaos dhe skena të turpshme në fushë, siç dallohet në videon e mëposhtme.

    Ndeshja është ndërprerë, në fushë kanë zbarkuar edhe forcat speciale, delegatët e ndeshjes theksojnë se e vetmja mënyrë për të rinisur ndeshja është të boshatiset stadiumi, por vështirë që të bëhet fjalë për futboll pas skenave të tilla.

    Raportet mes dy tifozerive të mëdha shqiptare nuk kanë qenë të mira prej kohësh, edhe pse në shumë raste personazhe të ndryshme të Shkupit dhe Shkëndijës kanë bërë thirrje për qetësi, vetëpërmbajtje dhe pajtim.

    TË LIDHURA

    Kosovare Asllani udhëheq si kapitene e Suedinë në fitoren e madhe ndaj Gjermanisë

    12/07/2025 23:48

    Presidenti i Sportingut kërcënon Arsenalin dhe Gyokeresin

    12/07/2025 21:40

    Aliti vazhdon kontratën me Alanyasporin

    12/07/2025 21:14

    FIFA ul çmimet e biletave për finalen e Kupës së Botës për Klube

    12/07/2025 20:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.