Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    VIDEO/ Ronaldo pritet si mbret në Teheran, qindra njerëz në aeroport
    Ballina-1

    VIDEO/ Ronaldo pritet si mbret në Teheran, qindra njerëz në aeroport

    18/09/2023 20:32
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Cristiano Ronaldo pritet si një mbret në Teheran. Sulmuesi portugez fluturoi me skuadrën e Al Nassr për t’u përballur me Persepolis në Champions-in aziatik, teksa iu befasua nga pritja që iu bë në zonën VIP të aeroportit.

    Në një ceremoni speciale të organizuar për të, portugezit i dhuruan një qilim të punuar me dorë, por më e bukura ishte jashtë aeroportit. Qindra iranianë ishin mbledhur për të parë nga afër yllin e futbollit, teksa një pjesë nxituan të ndjekin pas për shumë metra autobusin me të cilin Ronaldo udhëtoi nga aeroporti në hotel.

    Natyrisht që mbërritja e Cristiano Ronaldos u pa si një event i jashtëzakonshëm në Iran, me qindra e mijëra njerëz, që për herë të parë kishin mundësi të shihnin nga afër futbollistin magjitë e të cilit I kanë shijuar për vite të tëra nga ekrani.

    Cristiano Ronaldo iu bashkua arabëve të Al Nassr në fund të vitit të kaluar dhe firmosi një kontratë 2.5 vjeçare, nga e cila do të përfitojë 500 milionë euro në total. Lëvizja e tij i hapi udhë një revolucioni në futbollin arab, pasi verën që lamë pas, dhjetëra yje të futbollit evropian zgjodhën të transferohen në klube të Arabisë Saudite.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.