Futboll ndërkombëtar

VIDEO| Rrotullimi i shumëkritikuar, Anthony: Ne brazilianët njihemi për art, nuk heq dorë nga stili!

VIDEO| Rrotullimi i shumëkritikuar, Anthony: Ne brazilianët njihemi për art, nuk heq dorë nga stili!

Futbollisti i Manchester United, Anthony kërkoi të dhuronte spektakël në ndeshjen e Europa League ndaj Sheriff Tiraspol. Braziliani e mori topin në krah, në pozicionin e tij të preferuar ndërsa përfitoi nga fakti se nuk kishte kundërshtarë pranë për të bërë dy rrotullime në vend. Në fakt, një gjest i tillë u duk i pakuptimtë

Besnik Batusha

Futbollisti i Manchester United, Anthony kërkoi të dhuronte spektakël në ndeshjen e Europa League ndaj Sheriff Tiraspol. Braziliani e mori topin në krah, në pozicionin e tij të preferuar ndërsa përfitoi nga fakti se nuk kishte kundërshtarë pranë për të bërë dy rrotullime në vend.

Në fakt, një gjest i tillë u duk i pakuptimtë dhe pas sfidës, në drejtim të sulmuesit mbërritën shumë kritika duke e konsideruar një veprim të tepërt dhe nga i cili skuadra nuk përfitoi asgjë. Megjithatë, vetë Anthony reagoi së fundmi dhe thekson se pavarësisht kritikëve, ai nuk do të heqë dorë nga stili i tij i lojës.

“Ne brazilianët jemi të njohur për art. Unë nuk do të ndaloj së bëri atë që më ka sjellë në këto nivele ku jam aktualisht”, shkruan Anthony në një reagim të tij në rrjetet sociale.

AnthonyManchester Unitedshumëkritikuar

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions