Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    VIDEO | Ylli kosovar përplaset me një serb, dhunë në Kroaci
    Ballina-1

    VIDEO | Ylli kosovar përplaset me një serb, dhunë në Kroaci

    27/11/2023 21:39
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tension dhe përplasje në ndeshjen Istra-Hajduk Split, e vlefshme për javën e 16-të në elitën e futbollit kroat.

    Hajduku kryesues, që këtë sezon ka si objektiv rikthimin te titulli kampion pas 19 vitesh, ekip ku luan edhe Leon Dajaku, triumfoi 0-2.

    Golin e parë e realizoi Emir Sahiti. Sulmuesi i djathtë dardan tundi rrjetën kundërshtare me një diagonale të bukur në minutën e 16’.

    Ndërkohë që 11 minuta më vonë u bë protagonist i një përplasjeje fizike me Mladen Devetak, mbrojtësin e majtë serb të Istrës.

    Në këtë rast nuk mungoi ndërhyrja e lojtarëve të tjerë, me arbitrin kryesor që në fund ndëshkoi me të verdhë Marko Livajën, kapitenin e Hajdukut.

    Më e rëndë ishte ajo që ndodhi pas përfundimit të takimit, ku ultras të Hajdukut u futën në fushë dhe u përleshën me forcat e sigurisë.

    TË LIDHURA

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42

    Superkupa, “miku” i ri i Rrahmanit

    23/12/2025 17:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.