Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Vinicius Jr paralajmëron Bayern Munich: Tani është koha për një natë magjike në Bernabeu
    Ballina-2

    Vinicius Jr paralajmëron Bayern Munich: Tani është koha për një natë magjike në Bernabeu

    01/05/2024 18:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Bayern Munich dhe Real Madrid kanë përfunduar në barazimin 2-2, në një ndeshje spektakolare në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League.

    Për vendasit golat i shënuan Leroy Sane dhe Harry Kane, ndërsa për Real Madridin ‘heroi’ i natës ishte pikërisht Vinicius Junior i cili shkëlqeu me dy gola.

    Ylli brazilian fillimisht shënoi në pjesën e parë për t’i dhënë avantazhin prej 1-0 Real Madridit pas asistimit magjik të Toni Kroos, ndërkaq në pjesën e dytë me gjakftohtësi realizoi nga penalltia për të barazuar shifrat në 2-2.

    Pas ndeshjes, braziliani është prononcuar shkurtimisht për mediat, duke dhënë një paralajmërim për bavarezët.

    “Ai pasim ishte një dhuratë nga Toni Kroos, e bëri të lehtë për mua që të shënoja. Tani është koha për një natë magjike në Bernabeu. Është koha ta çojmë Real Madridin aty ku i takon, në finale të Champions League”, ka thënë Vinicius.

    Ndeshja e kthimit mes Bayern Munichut dhe Real Madridit do të zhvillohet të mërkurën e 8 majit, në orën 21:00./

    TË LIDHURA

    Napoli i afrohet në shtatë pikë Interit pas fitores ndaj Milanit

    06/04/2026 23:00

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.