Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Vinicius “kapet” me presidentin e La Ligas për thirrjet raciste
    Ballina-2

    Vinicius “kapet” me presidentin e La Ligas për thirrjet raciste

    22/05/2023 14:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Vinicius Junior është bërë shënjestër e sulmeve raciste në La Liga këtë sezon.

    Për këtë, futbollisti i Real Madridit dje e bëri një postim në “Tëitter”, përmes së cilit e dënoi racizmin, ndërsa tha se as Federata Spanjolle nuk po bën asgjë në këtë drejtim, duke i inkurajuar kundërshtarët që të vazhdojnë të bëjnë një gjë të tillë derisa nuk i dënon ata.

    “Kampionati që dikur i përkiste Ronaldinhos, Ronaldos, Cristianos e Messit, sot i përket racistëve. Një komb i bukur, i cili më mirëpriti dhe që e dua, pro që pranoi ta eksportonte imazhin e një vendi racist në botë. Më vjen keq për spanjollët ë nuk janë dakord, por sot në Brazil, Spanja njihet si një vend i racistëve. Dhe, për fat të keq, për gjithçka që ndodh çdo javë, nuk e kam asnjë mbrojtje. Por, unë jam i fortë dhe do të shkoj deri në fund kundër racistëve”, shkroi përfaqësuesi brazilian, përcjell “Gazeta Express”.

    Ndërkohë, “retweet” këtij postimi i ka bërë presidenti i La Ligas, Javier Tebas Medrano, i cili e kritikoi Viniciusin.

    “La Liga është munduar të bëjë çka të mundet në rastet kundër racizmit. Jemi munduar ta shpjegojmë këtë, por ti, Vinicius, nuk ke qenë në asnjërën nga dy datat e dakorduara që i keni kërkuar vetë për të diskutuar për këtë rast. Para se ta kritikoni dhe ta ofendoni La Ligan, është e nevojshme që të informoheni siç duhet, Vinicius. Mos lejoni që të manipuloheni dhe sigurohuni që t’i kuptoni plotësisht kompetencat e njëri-tjetrit dhe punën që e kemi bërë së bashku”, ka shkruar kreu i La Ligas.

    E më pas atij i është përgjigjur Vinicius, i cili ka qenë edhe më i ashpër ndaj presidentit të kampionatit spanjoll.

    “Edhe një herë, në vend që t’i kritikojë racistët, presidenti i La Ligas shfaqet në rrjetet sociale për të më sulmuar. Sadi që flisni dhe vëni sikur nuk lexoni, imazhi i kampionatit tuaj po tronditet. Shikoni përgjigjet në postimet tua dhe e keni një përgjigje aty… Heqja e vetes nga përgjegjësia të bën vetëm të barabartë me racistët. Unë nuk jam shoku yt për të folur për racizmin. Dua veprime dhe ndëshkime. ‘Hashtag’ nuk më lëviz”, shkroi Vinicius.

    Futbollisti brazilian është më i sulmuari në baza racore në kampionatin spanjoll.

    TË LIDHURA

    Edon Zhegrova mori një thirrje nga Lille, por e refuzoi? Futbollisti kosovar vazhdon stërvitjet në “Fadil Vokrri”

    27/06/2025 11:50

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54

    Drita transferon Vesel Limajn

    25/06/2025 21:51

    “Nuk ka negociata me Milanin” – Bayer Leverkusen i mbyll derën e transferimit Granit Xhakës

    25/06/2025 19:21
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.