Futboll ndërkombëtar

Vinicius, Militao, Jesus dhe Ronaldo shijojnë ushqimin e Nusretit në Doha, ai i mëson si t’ia japin ‘prekjen finalen’ pjatës

Vinicius, Militao, Jesus dhe Ronaldo shijojnë ushqimin e Nusretit në Doha, ai i mëson si t’ia japin ‘prekjen finalen’ pjatës

Shefi i famshëm turk i kuzhinës, Nusret Gokce, i ka publikuar pamjet nga vizita që kanë bëtë futbollistët e Brazilit në restorantin e tij në Doha të Katarit. Vizita ka ndodhur gjatë pushimit të skuadrës së Selecaos, të martën, pas fitores ndaj Zvicrës në Kampionatin Botëror. Në videon e publikuar nga përgatitësi i popullarizuar i

Besnik Batusha

Shefi i famshëm turk i kuzhinës, Nusret Gokce, i ka publikuar pamjet nga vizita që kanë bëtë futbollistët e Brazilit në restorantin e tij në Doha të Katarit.

Vizita ka ndodhur gjatë pushimit të skuadrës së Selecaos, të martën, pas fitores ndaj Zvicrës në Kampionatin Botëror.

Në videon e publikuar nga përgatitësi i popullarizuar i mishit që e ka nofkën Salt Bae, shfaqet futbollistët, si Vinicius Jr., Eder Militao e Gabriel Jesus. Së bashku me ta ndodhej edhe legjenda e Brazilit, ‘Fenomeni’ Ronaldo.

Me këtë rast, të gjithë e shijuan mishin e shijshëm të përgatitur nga Gokce, i cili i ka mësuar brazilianët si t’ia japin ‘prekjen finalen’ pjatës.

“Natë e shkëlqyer, me ekip të shkëlqyer”, ka shkruar kuzhinieri duke i falënderuar yjet e Brazilit për vizitën e tyre.

Reklama

Në restorantin e Gokces në Katar kanë shkuar edhe shumë emra tjetër të njohur të futbollit gjatë këtij Kampionati Botëror duke e përfshirë edhe presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. 

JesusMilitaoRonaldoVinicius

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions