Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Vinicus kërkon falje pas humbjes nga Paraguaji
    Ballina-2

    Vinicus kërkon falje pas humbjes nga Paraguaji

    11/09/2024 18:17
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Brazili është mposhtur nga Paraguai me rezultat 1-0, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

    Pas ndeshjes Vinicius Jr, në një intervistë për media u kërkoi falje fansave për këtë humbje.

    “I kërkoj falje fansave. Ka qenë një kohë e vështirë, por ne do të kthehemi”, tha fillimisht Vinicus.

    Braziliani më tej kritikoi edhe bashkëlojëtarët për qasjen në lojë.

    “Lërini të gjithë të shkojnë në shtëpi tani dhe të mendojnë të reflektojnë menjëherë për atë që duhet të përmirësojmë, çfarë duhet të bëjmë për të luajtur përsëri mirë. Nuk mund të vijmë këtu, t’i humbim ato pikë dhe të luajmë ashtu siç luajmë”, shtoi tutje ai.

    Për fund, ylli madrilen dha një koment për futbollin që luhet në Evropë, ku theksoi se kombëtarja e tij duhet t’i përshtatet kësaj loje.

    “Në Evropë, topi arrin në fushë më shpejt, ne duhet të përshtatemi për të luajtur në mënyrën më të mirë për të fituar ndeshjet. Duke fituar, do të kemi më shumë qetësi për të luajtur ndryshe “, tha sulmuesi brazilian.

    Aktualisht, Brazili ndodhet në ndodhet në vendin e pestë në kualifikimet për Kupën e Botës pas tetë ndeshjeve.

    Kujtojmë se nga konferenca e Amerikës së Jugut kualifikohet gjashtë kombëtaret e para për Kupën e Botës kurse e shtata shkon në Play-off.

    TË LIDHURA

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42

    Superkupa, “miku” i ri i Rrahmanit

    23/12/2025 17:23

    Lokaj: Suksesi historik i Kosovës është meritë e njeriut të parë dhe liderit të futbollit tonë, Agim Ademit

    23/12/2025 16:01

    Futbolli po e mban shtetin

    23/12/2025 15:55
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.