Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Visar Kastrati gjyqtar i VAR-it në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut
    Ballina-2

    Visar Kastrati gjyqtar i VAR-it në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut

    22/05/2024 11:16
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sot nga ora 19:00 në Arenën “Todor Proeski” në Shkup, zhvillohet ndeshja finale e 31-të e Kupës së Maqedonisë së Veriut ku ndeshen Tikveshi dhe Voska Sporti.

    Veçantia e kësaj finale është se në rolin e gjyqtarit të VAR-it do të jetë Visar Kastrati, ndërsa AVAR do të jetë Drilon Rexhepi. Ky është caktimi i parë i ekipës së gjyqtarëve të VAR-it në një ndeshje jashtë Kosovës.

    Njëkohësisht, kjo është ndeshja e parë e cila zhvillohet me VAR në Maqedoninë e Veriut, e cila është arritur falë bashkëpunimit dhe kërkesës së Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, bërë FFK-së. FFK në krye me menaxherin e VAR-it, Gent Gerdovci, i ka ofruar FFM të gjithë pjesën teknologjike dhe atë teknike për këtë ndeshjes finale.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.