Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Viti i tretë që jepet i njëjti çmim, por tani është bërë viral: Artisti Sali Shkupolli tregon si u punua çmimi ‘Futbollisti i Vitit’
    Ballina-1

    Viti i tretë që jepet i njëjti çmim, por tani është bërë viral: Artisti Sali Shkupolli tregon si u punua çmimi ‘Futbollisti i Vitit’

    23/12/2025 15:50
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Po përmbyllet një vit jashtëzakonisht i suksesshëm në futbollin kosovar, me shumë të arritura, si nga Kombëtarja e Kosovës, ashtu edhe nga klubet tona në arenën ndërkombëtare.

    Federata e Futbollit të Kosovës ka ndarë çmimet për ‘Laureatët e Vitit’, derisa Arb Manaj mori çmimin kryesor si futbollisti i vitit në Kosovë.

    Por ajo që ka bërë temë diskutimi në 48 orët e fundit në vendin tonë është çmimi që ka marrë Manaj, i cili është viti i tretë radhazi që i ndahet futbollistit më të mirë në Superligë.

    Më herët këtë çmim e ka marrë Lumbardh Dellova, ndërsa vitin e kaluar i takoi Lindon Emërllahut.

    Vepra nuk mban titullin ‘Topi i Artë’. Telegrafi ka kontaktuar FFK-në, të cilët kanë treguar se këtë vepër dhe çmimet tjera i ka realizuar artisti Sali Shkupolli.

    Telegrafi gjithashtu ka kontaktuar artistin, i cili ka dhënë detaje mbi çmimet e punuara.

    “Kjo vepër nuk është një “laker” dekorativ apo objekt ornamental i zakonshëm, por një studim i thelluar mbi materialin dhe procesin. Ajo është punuar me poliester të përforcuar dhe pluhur mermeri për të krijuar masivitet dhe teksturë të qëndrueshme, ndërsa shtresat e bakrit kontribuojnë në formimin e një patine që ndërvepron në mënyrë dinamike me sipërfaqen dhe dritën”.

    “Ky kombinim materialesh gjeneron një dialog të vazhdueshëm ndërmjet ngrohtësisë metalike dhe masës së ngurtë, duke synuar jo vetëm efektin vizual, por edhe reflektimin mbi materialitetin, kohën dhe procesin krijues. Sipërfaqja e punuar ruan dhe ekspozon gjurmët e dorës së artistit, një zgjedhje e vetëdijshme konceptuale dhe teknike, që thekson autenticitetin e veprës”.

    “Vepra nuk mban titullin “Topi i Artë”, pasi nuk synon të imitojë apo të referojë drejtpërdrejt çmime ndërkombëtare ekzistuese. Ajo është konceptuar si çmimi për Futbollistin e Vitit, me identitet të pavarur artistik dhe simbolik. E punuar në mënyrë autentike në Kosovë, kjo vepër përmban motive dhe ndjeshmëri që lidhen drejtpërdrejt me kontekstin kulturor dhe sportiv të vendit tonë”.

    “Ajo nuk është një kopje e importuar apo objekt i blerë nga jashtë, por një krijim origjinal që përfaqëson vlerësimin e arritjeve sportive përmes gjuhës së artit bashkëkohor vendor. Ky top tashmë është tradicional, duke u shndërruar në një simbol të veçantë të nderimit për futbollistin më të mirë të vitit”, ka thënë autori i çmimeve, Sali Shkupolli. /Telegrafi/

    TË LIDHURA

    Superkupa, “miku” i ri i Rrahmanit

    23/12/2025 17:23

    Lokaj: Suksesi historik i Kosovës është meritë e njeriut të parë dhe liderit të futbollit tonë, Agim Ademit

    23/12/2025 16:01

    Futbolli po e mban shtetin

    23/12/2025 15:55

    Viti i tretë që jepet i njëjti çmim, por tani është bërë viral: Artisti Sali Shkupolli tregon si u punua çmimi ‘Futbollisti i Vitit’

    23/12/2025 15:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.