Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Vladi bën hapin e madh, i radhës mund të jetë për te Kosova
    Ballina-2

    Vladi bën hapin e madh, i radhës mund të jetë për te Kosova

    23/06/2023 21:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas 15 golave në 25 ndeshje në kategorinë e dytë të Zvicrës, sulmuesi Shkëlqim Vladi ka bërë hapin e madh e të pritur. 22-vjeçari të premten firmosi me Luganon, skuadrën e Superligës së Zvicrës në futboll.

    Vladi është transferuar nga Aarau, ku shkëlqeu në edicionin e fundit. Në 25 ndeshje i kishte 15 gola e një asistim. Në edicionin 2021/2022, si pjesë e Aaraut dhe Yverdonit, kishte gjashtë gola në 28 paraqitje. Ai është zhvilluar tek Young Boysi dhe skuadra tjera helvetike, ndërsa shpërtheu tek Aarau. Vladi është me rrënjë nga Kosova, por i lindur në Thun të Zvicrës. Dhe hapi tjetër i tij i madh mund të jetë për te përfaqësuesja e Kosovës. Ai në fakt ishte ftuar në shtator të vitit të kaluar, por kishte pësuar lëndim në ndeshjen e fundit me Aaraun dhe nuk ishte grumbulluar. Më nuk u ftua. Kosova ka nevojë edhe për lojtarë cilësorë që të kaloi krizën në të cilën gjendet. Dhe Vladi mund të jetë prej opsioneve.

    Kalimi nga kategoria e dytë në kategorinë e parë rrit dukshëm gjasat e tij për një ftesë nga Kosova.

    Me Luganon, Vladi ka firmosur për katër vjet. Kontrata e tij është e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2027.

    “Jemi të lumtur ta mirëpresim Shkëlqim Vladin në grupin tonë”, ka thënë drejtori sportiv i Luganos, Carlos Da Silva. “Me angazhimin e tij kemi shtuar në ekip një sulmues që ka treguar aftesë të rëndësishme shënimi në edicionet e kaluara dhe që është i gatshëm të bëjë hapin tjetër në karrierën e tij. Ai është shpërthyes, i fuqishëm dhe me ndjenjë të mirë për golin”, ka shtuar drejtori sportiv i Luganos.

    Lugano aktualisht është prej skuadrave kryesore në Superligën e Zvicrës. Në edicionin e fundit, 2022/2023, u rendit e treta. Do të paraqitet në plejofin e Ligës së Evropës. Vladi do të gjejë në Lugano portierin Amir Shaipi, mbrojtësit Kreshnik Hajrizi e Albian Hajdari dhe mesfushorin Uran Bislimi. Bislimi tashmë është reprezentues i Zvicrës. Shaipi është portieri i parë i Zvicrës U21.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.