Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Vlahoviq mundohet ta harrojë dështimin serb: Ja pse e festova ashtu golin ndaj Zvicrës
    Ballina-2

    Vlahoviq mundohet ta harrojë dështimin serb: Ja pse e festova ashtu golin ndaj Zvicrës

    03/12/2022 14:36
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Dushan Vlahoviq ka pasur zhgënjimin e parë të madh në karrierën e tij me kombëtaren e parë.

    Serbia u eliminua nga Zvicra, pothuajse ishte një ndeshje direkte në grup, dhe tashmë po largohet nga “Katar 2022”. Dushan nuk përjetoi një Botëror të lehtë, ai nuk ishte mirë, luajti vetëm ndeshjen e tretë që nga fillimi dhe iu desh të lexonte artikuj për një lidhje të supozuar me gruan e Rajkoviçit.

    Ishin lajme të rreme. Në zonën e përzier, megjithatë, ai foli pak edhe për Juventusin.

    Cilat ishin mendimet tuaja pas dorëheqjes së Agnellit?

    Të shohim tani kur të kthehem në Itali, nuk e kuptova fare se çfarë ndodhi. Isha shumë i kënaqur që e kisha atë si president.

    A keni folur për këtë në bisedën me lojtarët e Juves? A jeni të shqetësuar për gjetjen e një situate të vështirë në Itali?

    Jo, nuk kemi folur për këtë. Shqetësimet? Unë jam futbollist, jam i fokusuar në fushë.

    A të telefonoi dikush nga klubi këto ditë?

    Po, kemi biseduar. Më thanë se çfarë ndodhi, por kisha lexuar tashmë në gazeta.

    A mund të jetë një Botëror kaq i vështirë për ty shtysë për të fituar titullin në Serie A?

    Ne luajmë ndeshje pas ndeshje, jemi 10 pikë prapa Napolit, që po luan futboll të shkëlqyeshëm, por Juve nuk dorëzohet kurrë. Do të luftojmë deri në fund.

    Çfarë do të thotë goli i parë në një Botëror?

    Ishte një ndjenjë e mrekullueshme, por nuk morëm rezultatin e duhur, kështu që tani nuk do të thotë asgjë.

    Për kë ishte dedikimi?

    Për familjen time, që më përkrah çdo ditë, në të mirë e në të keq.

    Pse u ngazëllyet duke shtrënguar… organet gjentiale?

    Asgjë personale, është gjëja ime. Nëse mendoni se është një provokim jo, ishte vetëm për mua.

    Si ndiheni pas artikujve të këtyre ditëve?

    Një gjë e keqe në lidhje me ato thashetheme…, por padyshim nuk janë të vërteta. Unë kam folur tashmë për këtë, nuk dua t’i kthehem më.

    Çfarë ndodhi me Xhakën në fushë?

    Nuk e di, isha në pankinë. Dhe është e kotë të përgjigjem.

    Si do ta përmblidhni këtë Botëror?

    Ne humbëm, le të shkojmë në shtëpi. Ndjesitë nuk janë të mira, por le të shohim përpara. Ne do të kthehemi në fushë në mars, duhet të përpiqemi të kualifikohemi në Kampionatin Evropian”.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.