Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Vritet sportisti ukrainas, kishte vetëm 19 vjet
    Ballina-1

    Vritet sportisti ukrainas, kishte vetëm 19 vjet

    19/05/2023 13:07
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Aleksandar Kolonyuk, 19-vjeçari hokeist i ekipit “Zmina-Bily Bars”, ka mbetur i vrarë në përleshjet mes forcave ushtarake ukrainase dhe ruse.

    Ai humbi jetën në ofensivën e ushtrisë ukrainase pranë qytetit Bakhmut në Donbass, në zonën e fshatit Ivanovskoye, transmeton GazetaSport.info

    Aleksandr Kolonyuk ka lindur më 24 korrik 2003 në Bela Crkva, në rajonin e Kievit. Me klubin e tij, ai fitoi një medalje bronzi në Kampionatin U16 të Hokeit të Ukrainës në vitin 2018. Ai luajti si sulmues.

    Që në ditët e para të luftës, Kolonjuku u regjistrua në ushtri si vullnetar. Më pas ai iu bashkua batalionit të 24-të “Ajdar” të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

    Federata e Hokejve të Ukrainës informoi popullin për vdekjen e Oleksandr Kolonyuk në faqen e saj në Facebook.

    Kujtojmë se më herët dy hokeistë të tjerë nga Ukraina vdiqën në front, 26-vjeçari Jaroslav Garkavko dhe 42-vjeçari Aleksandar Khmilj. /GazetaSport.info

    TË LIDHURA

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.