Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Vushtrria e fiton barazhin e parë ndaj Lirisë, tani përgatitet për ndeshjen vendimtare
    Ballina-1

    Vushtrria e fiton barazhin e parë ndaj Lirisë, tani përgatitet për ndeshjen vendimtare

    24/05/2025 18:29
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Vushtrria e ka fituar barazhin e Ligës së Parë me Lirinë e Prizrenit.

    Të shtunën në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, Vushtrria fitoi përballë Lirisë së Prizrenit.

    Tani do të nis përgatitjet për ndeshjen vendimtare, barazhin me skuadrën e Superligës, e cila ende nuk është vendosur se kush do të jetë.

    Liria e nisi mirë ndeshjen dhe realizoi me Dijar Nikqin në minutën e 10-të.

    Shifrat në 1:1 i barazoi Daut Maxhuni, në minutën e 36-të.

    Në minutën e 55-të, Theophilus Solomon e kaloi në epërsi Vushtrrinë, pasi ishte i saktë nga penalltia.

    Gol për Vushtrrinë në minutën e dhjetë të kohës shtesë shënoi edhe Urim Statovci. Goli u pranua pas rishikimit të situatës në VAR.

    Liria ishte në vendin e dytë të Grupit A të Ligës së Parë, ndërsa Vushtrria e dyta në Grupin B.  

    Drenica dhe Prishtina e Re e siguruan promovimin direkt në Superligë.

    Vushtrria në ndeshjen e barazhit për ngjitje në Superligë do ta luajë ndaj Llapit apo Suharekës.

    Llapi është në pozitën e barazhit aktualisht, të tetën, me 44 pikë.

    Dy pikë më pak i ka Suhareka në vendin e nëntë.

    Feronikeli 74 do të bëj gara në Ligën e Parë në edicionin e ardhshëm.

    TË LIDHURA

    Media serbe: Vendim shokues i Federatës serbe, Shqipëria nuk vjen në Beograd?!

    11/09/2025 15:32

    Latifi përveç pikëve, liston përfitimin e madh që bëri Kosova në duel me Suedinë: Fituam shumë promovim për Kosovën

    11/09/2025 14:55

    Agim Ademi, njeriu që po ngrit Kombëtaren e Kosovës në nivelin e lartë evropian

    11/09/2025 14:16

    Lajm i mirë për tifozët e Chelseat, Cole Palmer rikthehet në stërvitje

    11/09/2025 10:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.