Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Walid Hamidi “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës në futboll
    Ballina-2

    Walid Hamidi “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës në futboll

    29/11/2023 17:37
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 15-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Ballkani, Walid Hamid.

    Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Sunaj Keçi, Blerim Haxholli dhe Besim Slishani.

    Ky komision vlerësoi që Walid me depërtimet e tij të rrezikshme e vuri në vështirësi ekipin vendas dhe me asistimet e tij e vulosi ndeshjen Malisheva-Ballkani’.

    Pasi mori këtë çmim Walid u shpreh i lumtur për fitoren dhe për vlerësimin si më i miri i xhiros.

    “Jam shumë i lumtur për këtë trofe, ku u zgjodha si lojtari i javës. Kam mësuar shumë nga trajneri dhe nga bashkëlojtarët e mi të mirë. Falënderoj të gjithë grupin tonë. Këtë fitore e arritëm së bashku. Shpresojmë të jemi përsëri kampionë sepse e meritojmë. Ndeshja shkoi mirë. Sidomos në pjesën e parë luajtëm shumë mirë dhe arritëm të shënonim 2 gola. Po ashtu, edhe pjesa e dytë ishte një shfaqje e mirë e lojës. Çdo ndeshje është e rëndësishme për ne. Jemi të përqendruar në çdo lojë dhe pse jo, të jemi përsëri kampionë”, tha Walid Hamid për faqen zyrtare të FFK-së. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.