Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Wanda Nara po e shijon jetën “single”, tregon se si do të dukej partneri i saj ideal
    Futboll ndërkombëtar

    Wanda Nara po e shijon jetën “single”, tregon se si do të dukej partneri i saj ideal

    28/12/2022 16:08
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Wanda Nara ua ka dhënë fansave të saj disa detaje interesante të jetës së saj private.

    Bukuroshja argjentinase thotë se është “single” qe një kohë, edhe pse u pa në Maldive me bashkëshortin e saj të deridjeshëm, Mauro Icardi.

    Sidoqoftë, ajo insiston se është beqare dhe se nuk ka asgjë të vërtetë se është në lidhje me reperin argjentinas, LGante, me të cilin u pa shumë e afërt muajin e kaluar, krahas bashkëpunimit profesional që e pati me të.

    “Nga tetori 2022 jam vetëm dhe po kënaqem me shoqet e mia”, deklaroi menaxherja e Icardit.

    Një pyetje tjetër që iu bë asaj nga ndjekësit në rrjetet sociale ishte ajo që lidhet me personin që do të mundë t’ia merrte asaj zemrën, se çka duhet të posedonte ai.

    “Duhet të jetë inteligjent, i pasionuar me atë që e bën. Të jetë një person i pjekur, i matur dhe i sigurt, i cili kujdeset për mua, që më respekton dhe që më bën befasi”, vazhdoi bashkëshortja e dikurshme e ish-futbollistit argjentinas, Maxi Lopez.

    Wanda Nara është treguar e suksesshme në bizneset e saj, ndërsa në Itali është femra më e pëlqyer nga meshkujt. 

    TË LIDHURA

    Shifrat e veçanta të afatit kalimtar veror

    02/09/2025 21:53

    Juventusi shpall listën e skuadrës që do të luajë në Ligën e Kampionëve – Tudor merr vendim për Zhegrovën

    02/09/2025 20:12

    Një tifoz i Dritës dënohet me 500 euro për “stërpikje me birrë” në derbin me Llapin

    02/09/2025 20:11

    Fitore e madhe e Bosnjës dhe Beqiragiqit ndaj Greqisë

    02/09/2025 19:16
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.