Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Wanda Nara s’është më menaxhere e Icardit
    Futboll ndërkombëtar

    Wanda Nara s’është më menaxhere e Icardit

    01/11/2022 18:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Wanda Nara nuk është më përfaqësuese e Mauro Icardit.

    Sulmuesi argjentinas ia kishte besuar tashmë ish-gruas së tij rolin e menaxheres qe disa vite, më saktësisht që prej kohës kur luante në Inter.

    Pos, së fundmi çifti u nda dhe duket se dyshja do të shkëputet përfundimisht, në të gjitha aspektet.

    Ish-futbollisti i Sampdorias, Interit e Paris Saint-Germainit nuk dëshiron më që bukuroshja argjentinase ta menaxhojë karrierën e tij.

    Mediumi turk “Hurriyet” raporton se çifti do të përballet shumë shpejt në një çështje divorci, përcjell “Gazeta Express”.

    Wanda e kishte kërkuar një faturë prej 1 milion eurosh për transferimin e Icardit në Galatasaray, por futbollisti argjentinas nga ana e tij, ka deklaruar se ajo më nuk është menaxherja e tij dhe refuzoi që t’i jepej asaj kjo shumë, pasi një gjë të tillë do ta konsideronte si të paligjshme.

    Përveç kësaj, mediumi turk siguron se Icardi nuk dëshiron që Galatasaray ta paguajë Wanda Narën, pavarësisht se bizneswoman i kishte kërkuar klubit nga Stambolli që paratë të depozitoheshin në llogarinë e saj sa më shpejt. 

    TË LIDHURA

    Reali “shkel” Elchen

    15/03/2026 00:03

    City “dorëzohet” në garën për titull

    14/03/2026 23:59

    Juve fiton ngushtë ndaj Udineses, sërish s’ka minuta për Zhegrovën

    14/03/2026 23:51

    Arsenali fiton në fund për të vazhduar marshin drejt titullit

    14/03/2026 21:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.