Futboll ndërkombëtar

Wanda Nara s’është më menaxhere e Icardit

Wanda Nara s’është më menaxhere e Icardit

Wanda Nara nuk është më përfaqësuese e Mauro Icardit. Sulmuesi argjentinas ia kishte besuar tashmë ish-gruas së tij rolin e menaxheres qe disa vite, më saktësisht që prej kohës kur luante në Inter. Pos, së fundmi çifti u nda dhe duket se dyshja do të shkëputet përfundimisht, në të gjitha aspektet. Ish-futbollisti i Sampdorias, Interit

Besnik Batusha

Wanda Nara nuk është më përfaqësuese e Mauro Icardit.

Sulmuesi argjentinas ia kishte besuar tashmë ish-gruas së tij rolin e menaxheres qe disa vite, më saktësisht që prej kohës kur luante në Inter.

Pos, së fundmi çifti u nda dhe duket se dyshja do të shkëputet përfundimisht, në të gjitha aspektet.

Ish-futbollisti i Sampdorias, Interit e Paris Saint-Germainit nuk dëshiron më që bukuroshja argjentinase ta menaxhojë karrierën e tij.

Mediumi turk “Hurriyet” raporton se çifti do të përballet shumë shpejt në një çështje divorci, përcjell “Gazeta Express”.

Wanda e kishte kërkuar një faturë prej 1 milion eurosh për transferimin e Icardit në Galatasaray, por futbollisti argjentinas nga ana e tij, ka deklaruar se ajo më nuk është menaxherja e tij dhe refuzoi që t’i jepej asaj kjo shumë, pasi një gjë të tillë do ta konsideronte si të paligjshme.

Përveç kësaj, mediumi turk siguron se Icardi nuk dëshiron që Galatasaray ta paguajë Wanda Narën, pavarësisht se bizneswoman i kishte kërkuar klubit nga Stambolli që paratë të depozitoheshin në llogarinë e saj sa më shpejt. 

IcardiWanda Nara

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions