Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Wanda s’e lë të futet në shtëpi, tifozët të zhgënjyer, nisin problemet për Icardin në Stamboll
    Futboll ndërkombëtar

    Wanda s’e lë të futet në shtëpi, tifozët të zhgënjyer, nisin problemet për Icardin në Stamboll

    03/10/2022 22:31
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Nisin problemet e para për Mauro Icardin te Galatasaray. Pasi shënoi një gol nga penallti në miqësoren kundër Istanbulsporit, më 24 shtator, argjentinasi po stërvitej për të qenë titullar, por disa ditë para ndeshjes kundër Adana Demirsporit në Superligën Turke, ai tha se kishte probleme fizike dhe u tërhoq nga ndeshja e fundjavës.

    Galatasaray do të ketë një ditë pushim dhe Mauro Icardi mori vendimin të nisej për në Argjentinë për të zgjidhur problemet me Wanda Narën, e cila, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale lajmëroi se po ndahej nga Maurito.

    Në klubin turk u befasuan nga kjo situatë dhe sigurisht kanë lindur dyshimet e para. Tifozët e Galatasaray-t nuk e pritën mirë kur mësuan se Mauro Icardi preferoi të shkonte në Argjentinë dhe jo të vijonte stërvitjen për ndeshjen e radhës. Ata tashmë dyshojnë se ai nuk ka kaluar asnjë dëmtim.

    Zëvendëspresidentit të klubit, Erden Timur, iu desh të dilte dhe të deklaronte se Icardi ishte me të vërtetë i dëmtuar dhe shfrytëzoi rastin për të sqaruar se edhe futbollistët e tjerë të huaj në skuadër kishin disa ditë pushim për t’u larguar me familjet e tyre.

    Mauro Icardi e bëri sërish të qartë se nuk dëshiron të ndahet nga Wanda Nara dhe për këtë arsye ka udhëtuar drejt Argjentinës. Mirëpo partnerja e tij (ose ish-partnerja) nuk e ka lejuar të hyjë në shtëpinë e saj (kishte udhëzuar rojet e sigurisë ta pengonin). Me këto probleme të mprehta në familje, vështirë se Icardi do të shfaqet në versionin e tij më të mirë te Galatasaray.

    TË LIDHURA

    Florent Muslija për FIFA: Kosova do të japë gjithçka për të arritur në Kupën e Botës

    13/03/2026 12:50

    Ademi takohet me ministrin e Sportit, Blerim Gashani, uron për detyrën e re dhe diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

    12/03/2026 15:23

    Dy javë para përplasjes në Bratisllavë, Kosova nuk po përgatitet vetëm për një ndeshje, po përgatitet për një faqe të re në historinë

    12/03/2026 14:13

    Nga disfata në Podujevë, dy zyrtarë të Ballkanit në disiplinore për ofendime!

    12/03/2026 13:54
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.