Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Williams triumfoi në Euro 2024 me Spanjën, por medaljen ia dha nënës së tij – lojtari tregon historinë emocionuese prapa gjestit të tij
    Ballina-2

    Williams triumfoi në Euro 2024 me Spanjën, por medaljen ia dha nënës së tij – lojtari tregon historinë emocionuese prapa gjestit të tij

    20/07/2024 23:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Nico Williams, sulmuesi anësor i Athletic Bilbaos që ka impresionuar me paraqitjet e tij për Kombëtaren e Spanjës në Kampionatin Evropian, mbetet një nga emrat më lakuar në ditët e fundit.  

    Williams shënoi dy gola dhe dha një asistim, përfshirë golin kundër Anglisë në finalen e turneut. 

    Pas finales së Euros, ai u filmua duke i vënë në qafë medaljen e artë nënës së tij Maria, dhe tani këtë lëvizje e ka shpjeguar për mediat spanjolle. Deklarata e tij u bë virale dhe gëzoi shumë fansa të futbollit në rrjetet sociale. 

    “Unë vrapoj shumë shpejt, por nuk mund të vrapoj aq shpejt sa nëna ime. Ajo dikur i shpëtoi vdekjes dhe kaloi Saharën për të ardhur nga Gana në Spanjë. Për shkak të saj, unë jam ky që jam sot. I dhashë medaljen time sepse ajo e meriton më shumë nga kushdo”, deklaroi Williams.

    Një klauzolë në kontratën e tij i lejon atij të largohet herët nga Athletic Bilbao nëse ka një blerës të gatshëm të paguajë 58 milionë euro.  

    Ka më shumë palë të interesuara, ndaj përmenden Arsenali dhe Chelsea, por në rast transferimi, Williams preferon të qëndrojë në Spanjë sesa të shkojë jashtë vendit, me Barcelonën që mbetet e preferuara e tij. 

    Williams është nën kontratë deri në fund të sezonit 2026/27 dhe Transfermarkt e vlerëson atë në 70 milionë euro.

    TË LIDHURA

    Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

    22/12/2025 18:52

    Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

    22/12/2025 17:55

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.