Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Xavi flet për Vedat Muriqin
    Ballina-1

    Xavi flet për Vedat Muriqin

    25/09/2023 14:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez është paraqitur sot në konferencë për shtyp para duelit të nesërm me Mallorcën.

    Trajneri i ekipit katalunas ka kërkuar nga lojtarët e tij që të kenë kujdes nga ekipi ishullor, ndërsa e ka përmendur edhe sulmuesin kosovar, Vedat Muriqi, i cili i shënoi dy gola në dy ndeshjet e fundit në La Liga. Xavi e përshkroi kështu Mallorcën dhe përfaqësuesin kosovar: “Mallorca është një ekip i vështirë, mbrojtja ka mbështetje nga pjesa tjetër e ekipit. Është një skuadër shumë e fortë fizikisht, që luan direkt me futbollistë cilësorë si Muriqi apo edhe Darder.

    Është një udhëtim i komplikuar për ne sepse ata vijnë nga humbja e pësuar nga Girona”, u shpreh trajneri i Barçës.

    Barcelona prin në tabelën e kampionatit spanjoll me 16 pikë, prej tyre 5 fitore e 1 barazim, ndërsa Mallorca është e 16-ta me vetëm 5 pikë, duke e regjistruar veç një fitore dhe ekipi ishullor është i uritur për pikë.

    Muriqi e pati një sezon fantastik në edicioni e kaluar me 15 gola të realizuar, kurse në këtë fillim sezoni i ka shënuar dy gola nga gjashtë ndeshje të zhvilluara. Përfaqësuesi kosovar shihet si rreziku kryesor i gjigantit katalunas në ndeshjen që do të fillojë në orën 21:30 nesër mbrëma. 

    TË LIDHURA

    Chelsea “shkatërron” PSG-në, fiton Botërorin e klubeve

    13/07/2025 23:19

    Italiani Sinner e fiton Wimbledonin, mposht Alcarazin

    13/07/2025 20:32

    Fisnik Asllani vazhdon kontratën me Hoffenheimin

    13/07/2025 19:45

    VIDEO | Supergol nga Celina në fitoren e AIK-ut

    13/07/2025 19:19
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.