Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Xavi: Jam i lumtur që vendosa të qëndroj
    Ballina-2

    Xavi: Jam i lumtur që vendosa të qëndroj

    30/04/2024 18:16
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas fitores 4-2 ndaj Valencias, trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez, deklaroi se është i kënaqur për momentin e mirë që po kalon skuadra e tij.

    Në prononcimin e dhënë për mediat në prag të këtij takimi, ai theksoi se është i lumtur për qëndrimin që skuadra mbajti në këtë përballje.

    “Jam i lumtur dhe i kënaqur me qëndrimin e skuadrës sepse gabimet na bënë të rritemi. Kishte gabime individuale, por mendoj se pamë një organizim të mirë, veçanërisht në sulm. Duhet të kemi më shumë qetësi”, u shpreh fillimisht Xavi.

    Më pas duke folur për takimin e radhës, atë ndaj Girona-s, me të cilën Barça është në garë për vendin e dytë në renditjen e La Liga-s, trajneri “Blaugrana” deklaroi se ka për të qenë një ndeshje e bukur.

    “Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer. Të dyja skuadrat përpiqen të sulmojnë, do të jetë mirë për shfaqjen që do të dhuroi”-tha ndër të tjera Xavi Hernandez.

    Ndërsa sa i përket vendimit për të qëndruar te Barcelona edhe pas verës, tekniku zbuloi se në janar ndjehej përgjegjës për mungesën e ecurisë pozitive, ndërsa tani situata për të është ndryshe.

    “Ndihem shumë mirë. Në janar u ndjeva përgjegjës për atë që po ndodhte, por tani situata ka ndryshuar dhe kjo është arsyeja pse fola me Presidentin. Barça është shumë emocionuese. Katalanasit janë të tillë ndonjëherë na shkon shkëlqyeshëm dhe ndonjëherë shkatërrojmë gjithçka, ndjeva mbështetjen nga klubi, nga Deco dhe nga lojtarët”, përfundoi fjalën e tij Xavi.

    TË LIDHURA

    Liverpooli fiton derbin dramatik ndaj Tottenhamit

    20/12/2025 21:43

    Agim Ademi dhe zyrtari i FIFA-s inaugurojnë ‘FIFA Arena’ në shkollën ‘Hasan Prishtina’

    20/12/2025 19:08

    City “rrëzon” Arsenalin nga pozita e parë

    20/12/2025 19:04

    Supergol i Florent Muslijës nga korneri

    20/12/2025 16:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.