Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Xavi shfaq shenja dorëzimi: Nëse nuk jemi konkurrues, jap dorëheqjen
    Ballina-2

    Xavi shfaq shenja dorëzimi: Nëse nuk jemi konkurrues, jap dorëheqjen

    25/01/2024 22:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, foli pas ndeshjes gjysmëfinale te “Copa Del Rey” ndaj Athletic Bilbao, të cilën katalanasit e humbën 4-2.

    Tekniku 44-vjeçar nuk e mohoi faktin se mund të largohet nga drejtimi i skuadrës, për shkak të rezultateve të dobëta:

    “Jam i zhgënjyer me rezultatin. Luajtëm mirë ndaj një skuadre shumë të fortë në shtëpi. Duhet të gjejmë forcat për t’u riorganizuar për 2 trofetë e mbetur, La Liga-n dhe Champions Leaguen-n. E kam thënë dhe po e përsëris sërish. Nëse Barça nuk është kompetitive deri në fund të sezonit, do të largohem”-deklaroi trajneri.

    Pavarësisht disfatës në kupë, Xavi është i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të akademisë. Trajneri theksoi faktin se skuadra është në ndërtim e sipër: “Është fillimi i diçkaje të rëndësishme, Barcelona ka një të ardhme të mirë përpara. Jam krenar me paraqitjet e lojtarëve të rinj”.

    Barcelona këtë sezon ka regjistruar disa rezultate të dobëta, duke humbur në finalen e Superkupës dhe tashmë eliminimi nga Kupa e Mbretit. Në kampionat, katalanasit e gjejnë veten -7 nga rivalët e përjetshëm të Realit të Madridit.

    TË LIDHURA

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17

    Drita ruan vendin e parë pas fitores ndaj Malishevës

    05/04/2026 17:15

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.