Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Xhaka fajësohet për kthimin e Liverpoolit në lojë
    Ballina-1

    Xhaka fajësohet për kthimin e Liverpoolit në lojë

    09/04/2023 22:40
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email


    Granit Xhaka është fajësuar nga mediumi anglez “Express” për kthimin e Liverpoolit në lojë në derbin ndaj Arsenalit. Në minutën e 41-të, Xhaka e Trent Alexander-Arnold kishin një përplasje dhe dy lojtarët u ndëshkuan me të vërdhe.

    Menjëherë në minutën e 42-të, Liverpooli shënoi golin e parë dhe ngushtoi rezultatin në 2:1. Më pas tifozët e Liverpoolit u ngjallën dhe Arsenali mbeti pa fitore. Ndeshja përfundoi 2:2.

    Sipas gazetës angleze, Xhaka po kalon edicionin më të mirë tek Arsenali, por duhet fajësuar për kthimin e Liverpoolit në lojë.

    “Përplasja e Xhakës me Alexander-Arnold ka zgjuar si tifozërinë ashtu edhe lojtarët e Liverpoolit. Për të qenë i suksesshëm duhet të mbani masën të heshtur. Ai ka bërë pikërisht të kundërtën”, ka shkruar Express.

    Për këtë moment është pyetur edhe trajneri i Liverpoolit, Mikel Arteta. Por ai ka mohuar që të ketë qenë pikë kthese në lojë. Ndërkohë analistët Jamie Carragher dhe Gary Neville kanë vlerësuar se Xhaka ka ndikuar që masa të ndizet. Carragher ka thënë se nuk mund ta kuptojë veprimin e Xhakës.

    TË LIDHURA

    Edon Zhegrova mori një thirrje nga Lille, por e refuzoi? Futbollisti kosovar vazhdon stërvitjet në “Fadil Vokrri”

    27/06/2025 11:50

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54

    Drita transferon Vesel Limajn

    25/06/2025 21:51

    “Nuk ka negociata me Milanin” – Bayer Leverkusen i mbyll derën e transferimit Granit Xhakës

    25/06/2025 19:21
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.