Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Xhaka i gëzohet bashkëpunimit me Alonson, pranon rolin e liderit
    Ballina-1

    Xhaka i gëzohet bashkëpunimit me Alonson, pranon rolin e liderit

    14/07/2023 20:28
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Granit Xhaka nuk lë hapësira për dyshime. Është ai që do të komandojë në mesfushën e Bayer Leverkusenit. Për këtë arsye Leverkuseni vendosi që ta blinte për 25 milionë euro.

    Dhe shenja e parë është se Xhaka është kthyer në stërvitje katër ditë më herët se që është pritur. Ka nisur përgatitjet me skuadrën të enjten dhe të premten ka folur për transferimin e tij, trajnerin Xabi Alonso, si dhe ka treguar se ish-skuadra, Moenchengladbachu nuk e kishte në plane për ta transferuar.

    “Vetëm doja të shkoja te Leverkuseni. Kam pasur biseda të mira me Simon Rolfesin, drejtorin sportiv të klubit, dhe po ashtu me trajnerin Xabi Alonso. Më pëlqejnë sfidat e reja”, ka thënë të premten Xhaka, shkruan gazeta gjermane “Bild”.

    Alonso me çdo kusht e donte rikthimin e Xhakës në Bundesligë. Trajneri i Leverkusenit i ka dhënë kapitenit të Zvicrës rolin e udhëheqësit. Ai kërkon nga Xhaka që të jetë udhëheqës i skuadrës së re në moshë. Kërkon që të sjellë më shumë agresivitet te skuadra që për synim tani e ka Ligën e Kampionëve.

    Ka qenë një përshtatje e menjëhershme mes dy yjeve.

    “E njihnim njëri-tjetrin edhe më parë, si kundërshtarë. Ai ishte te Bayerni, unë te Moenchengladbachu. Ai ishte 32-vjeçar, unë isha 22-vjeçar. Kjo ka qenë tema e parë që e kemi biseduar”, ka thënë Xhaka.

    “Më pëlqen ideja e tij dhe filozofia e lojës. Pasi kemi folur për herën e parë, nisa t’i shikoja shumë ndeshje të Leverkusenit. Më pëlqente mënyra e lojës dhe si ai dëshironte që ekipi të luante. Më pas ka qenë vendim i shpejtë”, është shprehur Xhaka.

    Xhaka e pranon se vendimi ka qenë i lehtë për t’iu bashkuar skuadrës që drejtohej nga Alonso. E vlerëson shumë teknikun spanjoll.

    “Trajneri është model për secilin lojtar të ri dhe është personalitet i madh. Për mua ishte shumë e veçantë kur më thirri në telefon. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e ekipit të tij”, ka thënë 30-vjeçari.

    Spekulimet për kthimin e Xhakës te skuadra e Moenchengladbachut, nuk kanë qenë kurrë temë serioze.

    Xhaka te Gladbachu ka luajtur nga viti 2012 deri në vitin 2016. Prej atëherë ishte tek Arsenali.

    “Ende kam kontakte me zyrtarë të skuadrës së Gladbachut, por nuk ka qenë asnjëherë çështje rikthimi. Nuk jam kontaktuar nga klubi në shtatë vjetët e kaluar në Londër. Por, i kam kaluar katër vjet të jashtëzakonshëm në Gladbach”, deklaroi Xhaka, të cilit politika aktuale e Gladbachut nuk i pëlqen.

    Shumë lojtarë nga kjo skuadër po largohen si futbollistë të lirë, përfshirë edhe Marcus Thuram dhe Lars Stindl.

    “Gladbachu nuk është njohur për lirimin e lojtarëve si futbollistë të lirë. Është turp për klubin. Kjo skuadër është shumë e afërt për mua. Por, kjo nuk është puna ime”, deklaroi Xhaka, i cili nga Gladbachu për tek Arsenali ishte transferuar për 45 milionë euro.

    TË LIDHURA

    Reali i bashkohet Parisit në gjysmëfinale, fiton ndeshjen dramatike

    06/07/2025 00:05

    Gjesti që ‘rrëmbeu’ zemrat e tifozëve: Dembele ia dedikoi Jotas golin e realizuar ndaj Bayern Munich

    05/07/2025 20:37

    PSG-ja kalon në gjysmëfinale, eliminon Bayernin në një ndeshje dramatike

    05/07/2025 20:14

    Rrahmani pritet të qëndrojë te Napoli

    05/07/2025 19:22
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.