Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Xhaka ia kujton serbëve shqiponjën me një video në ‘Instagram’, përcjellje speciale për shqiptarin në Serbi
    Ballina-2

    Xhaka ia kujton serbëve shqiponjën me një video në ‘Instagram’, përcjellje speciale për shqiptarin në Serbi

    25/03/2023 11:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Zvicra do të nis kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian Euro 2024 në sfidën e parë që do ta luajnë në udhëtim te Bjellorusia.

    Por duke marrë parasysh se bjellorusët e kanë të ndaluar t’i zhvillojnë ndeshjet në vendin e tyre, ata kanë zgjedhur Serbinë ku do të luajnë.

    Duke marrë parasysh historinë e Granit Xhakës me Serbinë, Federata e Futbollit të Zvicrës ka vendosur për sigurim të shtuar dhe special dhe sytë e të gjithëve janë te Granit Xhaka.

    Gazeta zvicerane Blick ka publikuar një reportazh nga Beogradi, ku shkruan se aty është gjithçka qetë.

    “Udhëtimi i Kombëtares në Beograd të premtën mbrëma për ndeshjen kualifikuese kundër Bjellorusisë është i qetë dhe efikas. Në dalje të terminalit VIP ka njësi speciale të policisë, në mbështetje të sigurimit zvicera. Pas uljes në aeroportin e Beogradit, trajneri Murat Yakin na jep një buzëqeshje dhe thotë se fluturimi ishte ‘top’”, shkruan Blick.

    Ditën e djeshme Xhaka shpërndau një video duke bërë shqiponjën dy krenare.

    “Në fokus është Granit Xhaka i cili shpërndau një video duke bërë shqiponjën dy krenare, video e postuar nga gruaja e tij Leonita në ‘InstaStory’. Kapiteni i Zvicrës është i blindur nga sigurimi zviceran rrugës për në autobusin e ekipit. Xhaka kishte bërë shqiponjën dy krenare në vitin 2018 në Rusi në fitoren 2-1 ndaj Serbisë, derisa vitin e kaluar prishtinasi kishte përplasje me futbollistët serb në fushë si dhe pas fitores 2-1 veshi fanellën Jashari, duke u cilësuar nga serbët si provokim”.


    SFV ka qenë e veditshme se Xhaka është një figurë e urryer në Serbi dhe për këtë arsyeje ka një mbrojtje të veçantë. Por frika zhduket shpejtë, pasi në aeroportin e Serbisë, përveç gazetarëve zviceran askush nuk është interesuar për kombëtaren zvicerane”, shkruan Blick.

    Bjellorusia dhe Zvicera përballen në Novi Sad me fillim nga ora 18:00, derisa për Zvicrën në këtë duel do të luaj vetëm Granit Xhaka.

    Në listën e Murat Yakin ishin edhe Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri, por ata mungojnë shkaku i lëndimeve. 

    TË LIDHURA

    Me 10 lojtarë që nga minuta e 7-të, por të pamëshirshëm – Real Madridi mposht Pachucan bindshëm

    22/06/2025 23:10

    Rrahmani: Krenar që arrita suksesin e Maradonës

    22/06/2025 22:32

    Zyrtare: Melvan Adili transferohet te Gjilani 

    22/06/2025 20:30

    Juventusi avancon në fazën nokaut

    22/06/2025 20:18
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.