Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Xhaka ka dashur të luante në Novi Sad
    Ballina-1

    Xhaka ka dashur të luante në Novi Sad

    27/03/2023 17:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka qenë i vendosur për të udhëtuar në Serbi dhe të paraqitet në ndeshjen kundër Bjellorusisë për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024. Bjellorusia ishte vendase në këtë ndeshje, të cilën e kishte cakuar të luhej në Novi Sad.

    Xhaka udhëtoi me ekipin zviceran dhe shënoi një gol në fitoren e thellë 5:0 kundër Bjellorusisë. Të hënën, një ditë para duelit me Izraelin, Xhaka në konferencën për shtyp ka insistuar se ishte i vendosur për të udhëtuar me Zvicrën në Serbi. Madje, ka zbuluar se për këtë është konsultuar edhe me trajnerin Murat Yakin, ku së bashku kanë marrë vendimin që Xhaka të jetë më ekipin.

    “Doja shumë të isha atje”, tha Xhaka fillimisht për shkuarjen në Novi Sad. “Fillimisht, kam biseduar me trajnerin Yakin para ndeshjes për të shkuar apo jo, dhe në fund vendosëm që të shkoja. Nuk ishte vendim i lehtë për të gjithë të përfshirët. Gjithçka kishte të bënte me sportin. Kështu që, jam i lumtur që isha atje dhe e ndihmova ekipin të kthehet me tri pikë”.

    TË LIDHURA

    Edon Zhegrova mori një thirrje nga Lille, por e refuzoi? Futbollisti kosovar vazhdon stërvitjet në “Fadil Vokrri”

    27/06/2025 11:50

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54

    Drita transferon Vesel Limajn

    25/06/2025 21:51

    “Nuk ka negociata me Milanin” – Bayer Leverkusen i mbyll derën e transferimit Granit Xhakës

    25/06/2025 19:21
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.