Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Xhaka kontribuon me gol në fitoren e gjashtë rresht të Arsenalit
    Ballina-1

    Xhaka kontribuon me gol në fitoren e gjashtë rresht të Arsenalit

    19/03/2023 18:15
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Arsenali u eliminua të enjten nga Sportingu në 1/8 e finales në Ligën e Evropës kur zhvilloi 120 minuta dhe ekzekutoi penalltitë. Megjithatë, lodhja e madhe dhe eliminimi i hidhur për “revolveristët” nuk ndikoi në elitën e futbollit anglez të dielën.

    Arsenali e fitoi ndeshjen e xhiros së 28-të në Premier League në shtëpi kundër Crystal Palacet, 4:1. Ishte fitorja e gjashtë rresht në ligë për Arsenalin, ndërsa kontribut dha edhe Granit Xhaka, që shënoi njërin prej golave. Gabriel Martinelli dhe Bukayo Saka shënuan në pjesën e parë në minutën e 28-të dhe të 43-të Xhaka shënoi në minutën e 55-të të ndeshjes me asistimin e Leandro Trossardit.

    Ishte goli i katërt në Premier League këtë sezon, ndërsa ka edhe pesë asistime. Për 3:1 realizoi Jeffrey Schlupp i mysafirëve, ndërsa Saka në minutën e 74-t vulosi rezultatin final të takimit. Xhaka e kompletoi këtë ballafaqim.

    Arsenali në 28 ndeshje të luajtura është i pari në tabelë me 69 pikë. Ka tetë pikë më shumë se Manchester City, që ka një ndeshje më pak të luajtur. Crystal Palace në mesin e tabelës ka 28 pikë.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.